Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave . Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s”- thuhet në njoftim.