RRUFE

Moti të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën, më 20.10.2024, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësirat parashihen rreth relievit malor. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Do të fryejë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2 m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së më 20.10.2024.

IHMK ka njoftuar se në mëngjes parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë. 

 


Postuar

nga