Sot mbi vendin tonë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 – 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14 – 17 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.