Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 14.10.2024.