RRUFE

Mjeti lundrues u pësoi defekt, tre peshkatarë shpëtohen nga Policia te Gjiri i Gramës

Policia Kufitare në Dhërmi u ka dalë në ndihmë tre peshkatarëve, të cilët kishin kërkuar ndihmë pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt gjatë lundrimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, zyrtarët policorë pas marrjes së njoftimit në 12:15h se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë, u angazhua menjëherë duke nisur mjetin lundrues drejt tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues të drejtuar nga shtetasi F.Sh., 48-vjeçar, banues në Tiranë, i cili ishte me dy persona të tjerë në bord.

“Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt” – theksoi Policia.

Tutje u tha se Policia Kufitare mbetet e angazhuar në garantimin e sigurisë det.

www.kallxo.com


Postuar

nga