Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë.
Aty, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurinë 2024.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti të martën më 01.10.2024, do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
Kryeministria ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.
Shefi i ekzekutivit kosovar rrugën për në Poloni e ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që qëndroi disa ditë për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në SHBA ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz. Pas Neë Yorkut, Osmani dhe Gërvalla, ndarazi kanë udhëtuar për në Gjermani ku Osmani pritet të takohen me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier, ndërsa Gërvalla pritet të marr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.