RRUFE

KRU ‘Prishtina’ njofton për furnizimin me ujë të pijes përmes autocisternave në disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të vazhdojë furnizimin me ujë të pijes me autocisterna (autoboteve) edhe gjatë ditës së sotme, më 10.10.2024, në disa zona të Prishtinës.

Furnizimi i qytetarëve me ujë të pijes nga KUR “Prishtina” përmes autocisternave po bëhet pas njoftimit për të mos konsumuar ujin për pije nga ujësjellësi, për shkak të rritjes së nivelit të manganit në ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Orari i furnizimit me ujë të pijes sipas KUR “Prishtina” është si në vijim:


Më 04.10.2024, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) bëri të ditur se niveli i elementit kimik Mangan është ngritur përsëri në ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit, përmes Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe rekomandoi qytetarët e zonave të caktuara, që mos ta konsumojnë për pije këtë ujë.

https://kallxo.com/lajm/serish-rriten-vlerat-e-manganit-ne-badovc-ikshpk-rekomandon-mospirjen-e-ujit-qe-vjen-nga-ky-liqen/

 


Postuar

nga