RRUFE

KGJK i refuzon kërkesën gjyqtarit që kërkoi të largohet nga komisioni rekrutues

Në mbledhjen e 355-të të KGJK-së, e mbajtur më 31.10.2024, është refuzuar kërkesa e gjyqtarit Leon Poloska për përjashtim nga komisioni për rekrutim të bashkëpunëtorëve profesional ani pse ky i fundit ka deklaruar lidhje familjare me një kandidat.

Megjithatë KGJK ka vendosur që i njëjti të përjashtohet nga pjesa e intervistimit të kandidatëve.

Kryesuesi Albert Zogaj tha se nuk ka arsye që të përjashtohet gjyqtari në fjalë nga procesi pasi pjesa e testimit është konfidenciale dhe se hartimi i testimit me shkrim bëhet në ditën e testimit pa pasur mundësi që të komunikohet me palët e tjera.

“Pra në procesin me shkrim s’ka arsye pse me përjashtu nga procesi kurse në procesin e intervistës mundet m`u zëvendësu me anëtarët rezervë” – tha kryesuesi Albert Zogaj.

Deklarimin e Zogajt e përkrahu edhe anëtari i KGJK-së Qerim Ademaj, por ai pati një propozim.

‘Nuk e shoh si pengesë [lidhjen familjare me njërin nga kandidatët] por për m`i heq dilemat gjyqtarin Blerim Istrefi me vendosë si kryetar të komisionit kurse gjyqtarin Leart me vendos si gjyqtar rezervë” – deklaroi anëtari Qerim Ademaj.

Qëndrim të njëjti pati edhe anëtartja e KGJK-së Drita Rexhaj.

“Gati 70% është vlerësim konfidencial” – tha, ndër të tjera, anërtarja e KGJK-së Drita Rexhaj.

Refuzimi i kërkesës u bë me votat e të gjithë anëtarëve prezentë të KGJK-së dhe me vetëm një abstenim të anëtarët Avni Mehmeti.

Lajme të tjera lidhur me këtë mbledhje mund t’i lexoni duke klikuar këtu.