Policia e Kosovës po heton vdekjen e një burri, i cili siç raportohet është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 06.10.2024, rreth orës 12:24.
Sipas raportit policor, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.