RRUFE

Erdogan i premton Shqipërisë dronë kamikazë, thotë Rama

Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm” të dronëve kamikazë, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten.

“Dhuratë që s’duhet ta shqetësojë askënd, se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Erdoganin.

Shqipëria dhe Turqia i kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi, arsim dhe komunikim gjatë një vizite te presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten.

Erdogan u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kryeqytetin shqiptar, ku lideri turk pritet të marrë pjesë edhe në përurimin e një xhamie më vonë gjatë ditës./REL


Postuar

,

nga