Në seancën e Kuvendit të Kosovës janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pro votuan deputetët 61 deputetë, të gjithë të pozitës të cilët votuan se janë të pranishëm. Ndërkaq, deputetët e opozitës nuk votuan, edhe pse një pjesë e tyre janë të pranishëm.
Anëtarë u emëruan: Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Esin Salla, Zanita Halimi, Arianit Buçinca dhe Sllagjana Boshkoviq.
Mandati i tyre është tre vjeçar.