Pagat për zyrtarët publikë janë ekzekutuar pasditen e sotme (01.10.2024).
Lajmi është konfirmuar për Kallxo.com nga Qeveria.
Zyrtarët publikë një ditë më parë kanë raportuar për vonesë në ekzekutimin e pagave.
Sipas Ligjit për Paga, paga ekzekutohet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.
Ministria e Financave deri më tani nuk ka bërë të ditura arsyet për këtë vonesë.
KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave lidhur me ketë çështje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.