RRUFE

Dyshimet për shpërthim në një shtëpi në Zubin Potok, rasti nën hetime

Në shtëpinë e gruas me iniciale S. I. dyshohet të kenë ndodhur një shpërthim në Zubin Potok më 21.10.2024.

Kështu ka bërë të ditur shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili tha se është dëmtuar vetura e së njëjtës.

“Më datë 21.10.2024 rreth orës 02:00 në rrugën “Kolasinski Knezeve” në Zubin Potok, ka pas një shpërthim në shtëpinë e ankueses S. I. Si pasojë ka dëme materiale në veturën e saj. Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante të Policisë së Kosovës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme”- tha Fejza për KALLXO.com.

Sipas policisë rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe rasti është nën hetime.

“Pas konsultimit me prokurorin e shtetit rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe njësia e hetimeve janë duke u marr me rast”- përfundoi Fejza.


Postuar

nga