RRUFE

Dugolli (LVV): Nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të FSK-së

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, gjatë një konference për media të mbajtur një orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për gjendjen me ushqim në FSK, “ka siguruar” se nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të ushtrisë. 

“As nuk janë ndërprerë e as që do të ndërpriteten aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të përditshme dhe nuk do të kenë mungesa. Nuk do të kenë asnjë llojë pengese për realizimin e detyrave të tyre”- ka deklaruar Dugolli për media, sot më 14.10.2024. 

Tutje, ai ka shtuar se buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është rritur përtej pritshmërive.

 “Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rritur përtej pritshmërive të secilit. Sipas Planit Gjithpërfshirës, buxheti [për FSK-në] ka qenë buxheti më i madh. Ka qenë i paraparë për vitin 2026/2027, 110 milionë euro, ndërsa ne, këtë buxhet qysh në vitin e parë, përkatësisht në vitin e dytë veçse e kemi tejkaluar”- ka thënë Dugolli. 

Deputetët e pozitës nuk kanë marrur pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, që po mbahet sot. 

Sipas deputetit të VV-së, Enver Dugolli, kjo seancë e thirrur nga opozita është me qëllim të shantazhimit të grupit të tyre parlamentar, andaj edhe nuk do të marrin pjesë në asnjë lloj senace të thirrur nga ana e opozitës .

Mirëpo deputetët e opozitës e kanë cilësuar si alarmante gjendjen me ushqim në FSK, duke kërkuar përrgjegjësi institucionale për këtë gjë.

“Me ushtrinë nuk ka lojë”, ka deklaruar deputeti i LVV-së, Bekë Berisha.

https://kallxo.com/lajm/deputetet-e-vetevendosjes-nuk-marrin-pjese-ne-seancen-e-jashtezakonshme-per-ushqimin-ne-fsk/

KALLXO.com në shtator ka publikuar hulumtimin për historinë e tenderëve njëburimor që Ministria e Mbrojtjes i dha për ushqimin e ushtarëve të FSK-së. 

https://kallxo.com/lajm/historia-e-tendereve-njeburimor-te-ministrise-se-mbrojtjes-per-ushqimin-e-ushtareve-te-fsk-se/


Postuar

nga