Dhjetra palestinezë janë raportuar të vrarë nga sulmet në veri të Gazës gjatë 24 orëve të fundit, mes atyre që ushtria izraelite thotë se janë operacione që synojnë ndalimin e rigrupimit të Hamasit.
Një deklaratë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të shtunën, u tha se në zonën Jabalya në veri të Gazës, trupat “eliminuan disa terrorist”, raporton CNN.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndërkohë tha të shtunën se forcat izraelite po intensifikonin “shënjestrimin e sistemit shëndetësor në Rripin verior të Gazës, duke rrethuar dhe synuar drejtpërdrejt Spitalin Indonezian, Spitalin Kamal Adëan dhe Spitalin Al-Aëda, gjatë orëve të fundit”.
Munir Al-Barash, Drejtor i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, tha se kishte mësuar se dy persona në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Indonezian, kishin vdekur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike atje.
Zyra e Mediave Qeveritare e Hamasit në Gaza raportoi të premten vonë se 33 persona ishin vrarë, duke përfshirë 21 gra, në një sulm në veri të Rripit. Mbrojtja Civile e Gazës raportoi viktima në disa sulme të tjera.
IDF-ja ka lëshuar një sërë urdhrash evakuimi për veriun e Gazës këtë muaj, ndërsa një video e CNN tregon civilët që largohen nga pjesë të Jabalya dhe po shkojnë drejt qytetit të Gazës.