RRUFE

Deputetët e Vetëvendosjes nuk marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK

Kuvendi i Kosovës, më 14.10.2024, me kërkesë të opozitës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për të debatuar në lidhje me “mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës”. 

Por në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës.

Ndërkaq, para nisjes së seancës, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur konferencë për media. 

Sipas deputetit të VV-së, Enver Dugolli, kjo seancë e thirrur nga opozita është me qëllim të shantazhimit të grupit të tyre parlamentar, andaj edhe nuk do të marrin pjesë në asnjë lloj senace të thirrur nga ana e opozitës . 

Kërkesën për seancë të jashtëzakoshme nga opozita, Dugolli e ka qujatur “seri të dezinformatave” që sipas tij tentojnë t’i keqinformojnë qytetarët  e vendit. 

Ndërkaq, për ankesat për ushqimin e ushatrëve të FSK-së, Dugolli, thotë se janë bërë për shkak të “damarëve”  që u  janë shkëputur” disa financuesve nga partitë poltike. 

“Këto që i dëgjoni në publik, nuk e kanë për buxhetin, nuk e kanë për mbështetjen  e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e kanë thjesht për do damarë që janë shkëputur për disa financues të partive poltiike e me theks të veçantë për  një parti politike, ose edhe më shumë”- ka thënë Dugolli. 

Krahas kësaj, deputeti tjetër i mazhorancës, Mefail Bajqinofci ka folur për kontrata që Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë kompanisë “Beni Dona”, e cila kompani sipas tij, deri më tani, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes ka fituar miliona euro. 

“Sulmet e udhëhequra ndaj Miniastrisë së Mbrojtjes janë dezinformatë dhe  shpifje, pra, propagandë e udhëhequr nga opozita dhe disa eksponentë të caktuar. E vërteta është kjo: Ministria e  Mbrojtjes nuk i ka dhënë kontratën kompanisë në fjalë :”Beni Dona” , kompani, e cila për më shumë se 15 vite ka krijuar monopol në këtë minstri”- ka thënë Bajqinfoci. 

Bajqinofci ka shtuar se furnizimi me produkte është siguruar nga AQP-ja (Autoriteti Qëndror i Prokurimit Publik), dhe  nuk do të ketë vështirësi me furnizimin me ushqim për ushtarët e FSK-së dhe se furnziimi do të bëhet në baza të rregullta dhe me cilësi të lartë të ushqimit, ndërkaq kuzhinierët do të angazhohen me përkushtim deri në fund të procesit të rekturimit të stafit. 

Deputeti i partisë në pushtet, Mefail Bjaqinofci gjatë fjalës së tij në konferencë ka folur edhe për blerjen e armatimit, që siaps tij kjo qeveri  brenda tri viteve ka blerë 240 milionë euro armatim. 

“Kjo opozitë më pak se 4 milionë euro ka ble armatim, 2018-2020. 240 milionë euro për tri vjet  2021-2023  është blerë armatim nga Qeveria Kurti, e këta dalin flasin, ka mungesë të ushqimit, këto janë krejt rrena, pallavra të opozitës… është tha damari dhe kjo punë përfundon  kështu” ka deklaruar Bajqinofci. 

Mirëpo deputetët e opozitës e kanë cilësuar si alarmante gjendjen me ushqim në FSK, duke kërkuar përrgjegjësi institucionale për këtë gjë.

“Me ushtrinë nuk ka lojë”, ka deklaruar deputeti i LVV-së, Bekë Berisha.

KALLXO.com në shtator ka publikuar hulumtimin për historinë e tenderëve njëburimor që Ministria e Mbrojtjes i dha për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

https://kallxo.com/lajm/historia-e-tendereve-njeburimor-te-ministrise-se-mbrojtjes-per-ushqimin-e-ushtareve-te-fsk-se/

Ministria e Mbrojtjes që nga tetori i vitit 2023 e deri në shtator 2024 ka dhënë tre tenderë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, kompanive të cilat ishin shpallur të pa përgjegjshme nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve.Kontratat e dhëna janë në vlerë miliona euro, ndërsa janë për furnizim me ushqim për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ndjekja e procedurës së negociuar për furnizimin me ushqim për ushtarët është kritikuar nga opozita, duke e cilësuar si të dyshimtë zgjedhjen e kësaj procedure, ndërsa Ministria ka thënë se nevoja ka qenë emergjente dhe për këtë arsye është zgjedhur kjo procedurë.


Postuar

nga