Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.
“Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike”- ka shkruar Vitia.
Ministri tutje shtoi se janë siguruar 85 mijë doza të këtyre vaksinave dhe janë shpërndarë në gjithë komunat.
“Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit. Procesi i vaksinimit ka filluar më 30 shtator në të gjithë vendin”- ka shtuar tutje ministri.
Vitia po ashtu ka potencuar se “Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi”.
https://kallxo.com/lajm/me-30-shtator-pritet-te-filloje-vaksinimi-kunder-gripit-sezonal/