31 aksidente komunikacioni kanë ndodhur brenda një jave, nga data 14 deri më 20 tetor 2024 në Ferizaj. 17 prej tyre ishin me lëndime, që për pasojë janë lënduar 20 vetë. E 14 aksidente të tjera kanë qenë me dëme materiale.
Kështu ka njoftuar Policia Rajonale e Ferizajt, e cila shtoi se gjatë kësaj periudhe kanë shqiptuar 1 mijë e 374 gjoba kundërvajtëse dhe kanë hequr 7 patentë shoferë.
Këto veprime, Policia thotë se i ka ndërmarrë për të parandaluar incidentet dhe aksidentet në komunikacion.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor” – thuhet në njoftim.
Policia ka ftuar qytetarët që ta njoftojnë atë për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 dhe 0290/322-406.