Ballina

Kategori: Ligji

  • Pas plagosjes në Lagjen Arbëria pati edhe bastisje në shtëpinë e personit që u identifikua si i dyshuar

    Shtëpia e të dyshuarit Sh.H, në Podujevë është bastisur ndërsa ekipet policore nuk kanë gjetur diçka të dyshimtë tek ai deri sa i njëjti nuk është hasur askund dhe vazhdon të jetë në kërkim nga organet e rendit.

    Bastisja u krye pas identifikimit të të dyshuarit për plagosjen që u regjistrua më 03.01.2025 në Lagjen Arbëria në Prishtinë.

    KALLXO.com mëson se pak orë pas ngjarjes që u regjistrua me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, u krye edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë.

    Policia kishte njoftuar prokurorinë se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në shtëpi.

    I dyshuari është vendosur në kërkim policor dhe aktualisht policia është duke hetuar rastin.

    Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

    Një person është plagosur mbrëmë më 03.01.2025 rreth orës 18:30 në Lagjen Arbëria në Prishtinë.

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ndërsa ka njoftuar edhe se i dyshuari ndonëse është identifikuar vazhdon të jetë në kërkim nga njësitet policore.

    Viktima në këtë rast për të cilin KALLXO.com kishte marrë vesh se ka inicialet F.J, sipas policisë është plagosur në shpinë me armë zjarri.

    Sh.H., sipas policisë dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Pas marrjes së informacionit se në Lagjen Arbëria ka të shtëna armësh, njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Aty kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja.

    Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa mjeku kujdestar Adem Jaha, i ka thënë KALLXO.com se nga salla operative ishte dërguar në kujdes intensiv duke shtuar se pacienti ka qenë në rrezik për jetë

    Në anën tjetër zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se përvec të dyshuarit, janë identifikuar edhe dy vetura të cilat u përkasin të përfshirëve në plagosjen që ndodhi në Lagjen Arbëria në Prishtinë.

  • Gjuajti mjetin piroteknik në drejtim të karabinierëve, arrestohet i mituri

    Një mjet piroteknik të cilin e kishte hedhur në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it konkretisht atyre karabinieri, i kushtoi një të mituri me arrestim nën dyshimin se kreu veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

    Ngjarja është regjistruar më 02.01.2025 në orët e vona të mbrëmjes, në Bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut.

    Policia ka njoftuar se i mituri është arrestuari pasi hodhi mjetin piroteknik ndaj automjetit të karabinierit.

    I dyshuari është identifikuar, arrestuar e më pas edhe është intervistuar në stacion policor.

    Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Ky i fundit pas intervistimit ka lëshuar vendimin për ta liruar në procedurë të rregullt të miturin ndërsa ndaj të njëjtit ka iniciuar veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

    Rasti po vazhdon të trajtohet edhe më tutje.

  • Përfshirje në vrasje, kërcënime, korrupsion: 19 polic u arrestuan gjatë vitit 2024

    Edhe vitin 2024, zyrtarë të Policisë së Kosovës të thirrur për të mbajtur rend e siguri, u hetuan, arrestuan për përfshirje në vrasje, kërcënime, korrupsion e ngacmime seksuale.

    Inspektorati Policor i Kosovës vetëm gjatë vitit 2024, arrestoi 19 zyrtarë policorë nën dyshimin se të njëjtit u përfshinë në veprimtari kriminale penale.

    Kështu ka bërë të ditur IPK në një përgjigje për KALLXO.com në lidhje me arrestimet që kreu gjatë vitit që lamë pas (2024) ndërsa ka thënë edhe se numri total i arrestimeve është 22, tre nga ta janë qytetarë.

    Nga të dhënat prej Departamentit të Hetimeve që është pjesë e Inspektoratit Policor të Kosovës, thuhet se janë përgatitur 83 kallëzime penale brenda vitit 2024 ndërsa 36 raporte të veçanta janë dërguar në prokurori të ndryshme në Kosovë.

    Numri i policëve të suspenduar nga detyra për shkaqe të ndryshme është 86 ndërsa 4 policë janë transferuar nga stacione të ndryshme.

    KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht në lidhje me rastet kur policët u përfshinë në vepra penale.

    Disa nga rastet për të cilat u raportua edhe në KALLXO.com, janë ai i dats 08.05.2024. Një polic ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte kryer veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj një viktime të mitur.

    Hetuesit e IPK-së ishin lajmëruar përmes telefonit rreth dyshimeve se zyrtari policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

    Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar më 18.11.2024 një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” në një aksident trafiku me veturë zyrtare.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur më 05.11.2024 rreth orës 05:00 në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë.

    Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura,  një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë.

    Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se lëndime të rënda trupore kishte pësuar vozitësi i veturës Skoda Karoq, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë.

    Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit. Qytetari i lënduar si pasojë e këtij aksidenti fatkeqësisht ka ndërruar jetë kurse trupi i pa jetë i të ndjerit ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

    Më 16.11.2024 Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ishin njoftuar nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.

    Bazuar në hetimet fillestare dyshohej se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur nje rrahje në mes të dy personave  (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte  jashtë detyrës zyrtare ).

    Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

    Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.

    Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK kishte rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

    Më 05.11.2024, një zyrtar policor dhe një zyrtar i Doganës së Kosovës, u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit ishin arrestuar dhe ishin dërguar në ndalim policor.

    Më 24.10.2024, Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kishin arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

    Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK kishte rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

    Më 13.09.2024 Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kishin rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale  “kanosje”.

    Më 01.09.2024, Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kishin arrestuar një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “kanosje”.

    Më 16.08.2024, IPK kishte arrestuar një zyrtar policor për vrasjen që kishte ndodhur në Ferizaj.

    KALLXO.com sot raportoi edhe se pesë raporte të inspektimit janë ende në proces nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës të cilët janë duke kryer dhe vlerësuar në Policinë e Kosovës.

    Në disa përgjigje për KALLXO.com në lidhje me punën aktuale të IPK-së në drejtim të tenderëve, kontratave e trajtimin e aksidenteve, Inspektorati ka thënë se tashmë janë në proces këto vlerësime ndërsa në javët në vijim do të jenë edhe raportet përfundimtare.

    Aktualisht Inspektorati Policor i Kosovës po inspekton menaxhimin e prokurimit dhe kontratave në Policinë e Kosovës, trajtimin e aksidenteve të trafikut, po vlerësim procesin e prokurimit për blerjen e mjeteve të blinduara, praktikat patrulluese dhe të ndaljes së mjeteve si dhe punësimin jashtë detyrës zyrtare të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

    Në anën tjetër IPK në përgjigjet drejtuar KALLXO.com ka thënë se tashmë kanë përfunduar shtatë raporte të inspektimit të cilat i kanë kryer gjatë javëve e muajve të kaluar gjatë vitit 2024.

    Një nga to është edhe vlerësimi i kapaciteteve dhe aktiviteteve operative në stacione policore, vlerësimi i procesit të gradimit për rreshter, vlerësimi i trajtimit dhe procedimit të rasteve të trafikimit me narkotikë, vlerësimi i performancës së Stacionit Policor të Prishtinë Qendër, respektimi i ligjshmërisë gjatë konfiskimit të automjeteve në trafik, trajtimi i dhunës në familje nga Policia e Kosovës, përdorimi i kamerave të trupit dhe administrimi i provave digjitale.

    Në lidhje me inspektimin për procesin e gradimit për rreshter, nisja e kësaj procedure ishte bërë me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në Departamentin e Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës (përfshirë edhe Drejtorinë për Zhvillimin e Performancës dhe Karrierës), si dhe Komisionin e procesit të gradimit. Kërkesa për inspektim kishte ardhur si rrjedhojë e shqetësimeve mbi numrin e konsideruar të ankesave të drejtuara në IPK lidhur me rregullsinë e procesit të gradimit për rreshter.

    Qëllimi i inspektimit ka qenë të vlerësohet integriteti i procesit të gradimit dhe të hidhet dritë mbi rregullsinë e tij. Inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me identifikimin e pozitave të lira dhe analizën e nevojave për personel të graduar, respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë të palëve, aplikimin dhe testimin, vendimmarrjen, transparencën, si dhe trajtimin e ankesave të palëve të pakënaqura.

    Inspektorati Policor i Kosovës më 08.08.2024 kishte thënë se gjetjet e këtij inspektimi ishin anë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin ekzekutiv, drejtues dhe atë administrativ.

    IPK në kuadër të Raportit kishte dhënë tetë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e rishikimit të  harmonizimit të bazës ligjore që rregullon procedurën e gradimit për zyrtarët policor me periudhën e realizimit të trajnimit themelor, përfshirjen e plotë të kritereve të aplikimit në kuadër të shpalljeve të proceseve të gradimit, aplikimin e masave kufizuese të aplikimeve në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore (PRIMS), respektimin e parimit të përfshirjes në panele vlerësuese edhe të anëtarëve nga radhët e komuniteteve tjera etnike, përgatitjen më të mirë teknike të procesit të testimit me shkrim, etj.

    Policia e Kosovës kishte anuluar më 09.08.2024 konkursin për gradim për gradën rreshter, konkurs i cili ishte shpallur më 12.02.2024. Policia kishte njoftuar se ky konkurs u anulua bazuar në rekomandimet e IPK-së.

    “Bazuar në gjetjet e stafit policor të angazhuar për analizim të procesit si dhe raportit të inspektimit të IPK-së, është vlerësuar se procesi ka qenë në përgjithësi i rregullt dhe mirë i organizuar, përjashtimisht disa procedurave dhe çështjeve teknike e administrative, për të cilat IPK-ja ka dhënë rekomandimet e saja”- thuhet në komunikatë.

    Në këtë komunikatë gjithashtu thuhej se, PK do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur.

    “Policia e Kosovës është organizatë transparente, llogaridhënëse dhe çdo gjë që mund të dëmtojë reputacionin apo të krijojë mosbesim të policëve e të publikut, do të punojë që ta ruajë  dhe ta ngritë edhe më tej besueshmërinë e zyrtarëve të saj dhe publikut, duke ofruar transparencë, monitorim të procesit nga partnerë të jashtëm dhe mbikëqyrje të të gjitha proceseve”- thuhet tutje në komunikatën e PK-së.

    Konkursi ishte hapur për 350 pozita të lira për gradën rreshter.

  • Inspektorati Policor i Kosovës po inspekton tenderë e kontrata në Policinë e Kosovës

    Pesë raporte të inspektimit janë ende në proces nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës të cilët janë duke kryer dhe vlerësuar në Policinë e Kosovës.

  • Rrahje në Pejë, 10 persona marrin trajtim mjekësor

    Dhjetë persona kanë marrë trajtim mjekësorë pasi janë përfshirë në një rrahje që është regjistruar më 03.01.2025 në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë.

    Policia ka njoftuar se katër të dyshuar, tre burra dhe një grua kanë sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë.

    Si pasojë e sulmit fizik lëndime trupore të rënda kanë pësuar të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje.

    Të njëjtit janë dërguar edhe në spital për të marrë trajtim mjekësorë.

    Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa një grua e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

    Një nga të dyshuarit sipas policisë vazhdon të jetë në kërkim nga organet e rendit ndërsa rasti po vazhdon të hetohet pasi është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.