Ballina

Kategori: Artikull i Sponsoruar

  • BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

    Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor – duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.

    Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.

    Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes – duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:

    • Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si ekodizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.
    • Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.
    • Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme etj.

    Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive – duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë  të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.

    Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi, vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare

  • BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

    Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor, duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.

    Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.

    Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes, duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:

    – Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si eko-dizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.

    – Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.

    – Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme, etj.

    Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive, duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë  të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.

    Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare.

  • Skijo dhe rri i lidhur me eSIM internet

    Dimri është sezoni ideal për aventurat në pistat e skijimit dhe me thirr.com interneti juaj është po aq i shpejtë dhe stabil, sa edhe rrëshqitjet tuaja në dëborë. Pavarësisht a planifikoni të eksploroni resortet mahnitëse të Bullgarisë, Sllovenisë, Austrisë, Zvicrës apo Italisë, interneti 5G i thirr.com funksionon në mënyrë perfekte për t’ju mbajtur të lidhur me familjen dhe postimet tuaja në rrjetet sociale.

    Teknologjia e avancuar eSIM  që ju shoqëron kudo

    Thirr.com ofron internet 5G të standardit më të lartë, duke ju garantuar shpejtësi të jashtëzakonshme për të uploaduar fotografi dhe video në kohë reale, të bëni thirrje me video ose të ndiqni aplikacionet tuaja të preferuara gjatë pushimeve. Një nga avantazhet më të mëdha të thirr.com është lidhja me shumë operatorë në çdo vend, që e bën qasjen në internet 100% mbulueshmëri. eSIM teknologjia siguron mbulueshmëri të plotë edhe në zonat malore më të largëta, ku shpeshherë operatorët e tjerë kanë vështirësi për të ofruar sinjal stabil.

    Fleksibilitet dhe lehtësi për çdo udhëtar

    Nëse përdorni një telefon të pajisur me eSIM, mund të aktivizoni internetin brenda 1 minute me thirr.com – pa nevojën për kartela fizike. Për ata që nuk kanë një pajisje me eSIM, thirr.com ofron SIM kartë fizike – duke u siguruar që çdo udhëtar të përfitojë nga teknologjia më e fundit. Një përfitim tjetër unik është funksionaliteti i hotspot-it, që ju lejon të ndani internetin me miqtë apo familjen tuaj në të njëjtën kohë – një zgjidhje perfekte për grupe që udhëtojnë së bashku.

    Pako Interneti të përshtatshme për çdo nevojë

    Thirr.com ofron plane interneti fleksibile dhe me çmime konkurruese – duke filluar nga vetëm 1.99 euro për secilin shtet të Evropës. Gjithashtu, për ata që planifikojnë të udhëtojnë në disa destinacione gjatë sezonit të skijimit, Pakoja Europa+ është zgjidhja ideale, duke mbuluar gjithë Evropën, Ballkanin dhe madje edhe SHBA-të – pa tarifa roaming dhe pa ndryshuar numrin tuaj të telefonit.

    Mbështetje në çdo moment

    Pavarësisht se ku ndodheni, Shërbimi ndaj klientit i thirr.com është i gatshëm 24/7 për t’ju ndihmuar me çdo pyetje apo problem teknik. Për më tepër, interneti i sigurt dhe stabil ju ndihmon të qëndroni të lidhur me të dashurit tuaj, të përdorni navigimin për të eksploruar zonat e skijimit dhe të ndiheni të sigurt gjatë çdo aventure dimërore.

    E rëndësishme

    Nëse jeni duke kërkuar internet të shpejtë, të sigurt e të besueshëm për udhëtimet tuaja dimërore, thirr.com është partneri juaj ideal. Me mbulueshmëri 100%, teknologji 5G, hotspot të lejuar dhe çmime të fantastike, do të jeni të lidhur me botën, pavarësisht nëse ndodheni në resortet e famshme alpine apo në malet e Bullgarisë, Zvicrës, Italisë apo Austrisë.

    Thirr.com ofron cilësinë më të lartë 5G dhe oferta deri 60% më lirë se Roaming tradicional. Më poshtë gjeni disa nga pakot eSIM internet për Gjermani, eSIM internet për Zvicër, eSIM internet për Turqi, eSIM internet për Shqipëri,  eSIM internet për Amerikë, eSIM internet për Kosovë, eSIM internet për Greqi, eSIM internet për Maqedoni, eSIM internet për Bullgari, eSIM internet për Mal te Zi, eSIM internet për Itali, eSIM internet për Austri, eSIM internet për Europë dhe mbi 165 shtete të botës.

     

  • Befaso të dashurën për Shën Valentin me ofertën speciale nga Kompania Shpejtimi!

    Nëse po mendoni për një dhuratë të paharrueshme për të dashurën tuaj këtë Shën Valentin, vizita në Itali është zgjedhja perfekte! Kompania Turistike “Shpejtimi” sjell një super ofertë romantike për të zbuluar bukurinë e Venecias, Milanos dhe Veronës, për vetëm 169€ për person.

    Përfshihet udhëtimi me autobus komod, akomodimi për dy net në hotel me mëngjes dhe vizitat sipas një agjende të përgatitur me kujdes. Nisja bëhet më 14 shkurt 2025 dhe kthimi më 17 shkurt 2025.

    Dita e parë fillon me mbërritjen në qytetin e Venecias, ku do të vizitoni këtë perlë të Adriatikut dhe do të keni kohë të lirë për të shijuar një drekë të qetë. Pas vizitës, do të niseni për t’u akomoduar në hotel në periferi të qytetit. Ditën e dytë, pas një mëngjesi të shijshëm në hotel, do të udhëtoni për në Milano, ku do të kaloni pesë orë duke eksploruar qytetin e modës dhe elegancës. Në pasdite do të ktheheni në hotel për pushim. Dita e tretë nis me mëngjesin dhe lirimin e hotelit në orën 09:00, për të vazhduar udhëtimin drejt Veronës. Do të keni kohë të lirë për të vizituar këtë qytet të dashurisë para nisjes për në Kosovë.

    Udhëtimi fillon nga qytete të ndryshme të Kosovës, me nisje nga Prishtina në ora 17:00, Podujeva në ora 17:30, Gjilani në ora 15:30, Ferizaji në ora 16:15, Peja në ora 13:00, Gjakova në ora 14:00, Prizreni në ora 15:00, Suhareka në ora 15:15, Mitrovica në ora 16:00 dhe Vushtrria në ora 16:15.

    Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë biometrike e vlefshme të paktën 3 muaj dhe letërnjoftim. Për fëmijët që nuk kanë letërnjoftim, kërkohet certifikata e lindjes me fotografi dhe pasaporta. Sigurimi shëndetësor është i preferuar. Kompania nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer në kufi, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

    Mos humbisni mundësinë për të krijuar kujtime të paharrueshme me njeriun tuaj të zemrës. Rezervoni tani dhe përgatituni për një udhëtim plot dashuri dhe aventura në zemrën e Italisë! ❤️

    Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

    Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi” në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton” – Dardani (038 610 081); në Suharekë – Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren – në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).

  • Rezervo online, udhëto drejt destinacioneve më të njohura europiane!

    PrishtinaTicket ju ofron mundësinë për të udhëtuar drejt destinacioneve të njohura europiane, duke rezervuar bileta online në www.prishtinaticket.net dhe përfituar nga çmime të përballueshme.

    Me fluturime direkte dhe udhëtime të shpeshta, PrishtinaTicket ju mundëson të arrini qytete si: Basel, Zürich, Geneva, Paris, Stuttgart, München, Düsseldorf, Hannover, Münster Osnabrück, Nürnberg, Berlin, Memmingen, Hamburg, Ljubljana, Halmstad, dhe Luxemburg.

    Kompania është gjithashtu operatori i vetëm që ofron fluturime direkte nga Prishtina për destinacione të veçanta, si: Luxemburg, Halmstad, Berlin, Münster, Nürnberg dhe Ljubljana. Si dhe, ofron udhëtime dy herë në javë: çdo të mërkurë dhe të shtunë, për në Hamburg dhe Hannover.

    Rezervoni udhëtimin tuaj tani dhe shijoni shërbimin e shkëlqyer të ofruar nga PrishtinaTicket!

    Si ta rezervoni biletën tuaj?

    Biletat mund t’i rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervimi i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

    Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar Shërbimin për klientë çdo ditë – duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:

    ??  +35220334188

    ?? +49 7621 9165 313

    ?? +41 61 510 06 86

    ?? +383 49 200 286

    ?? +46 470 580 944

    ?? +386 47 774 141

    Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.

    Të gjitha destinacionet:

    • Basel – Prishtinë
    • Zürich – Prishtinë
    • Geneva – Prishtinë
    • Paris – Prishtinë
    • Stuttgart – Prishtinë
    • München – Prishtinë
    • Düsseldorf – Prishtinë
    • Hannover – Prishtinë
    • Münster Osnabrück – Prishtinë
    • Nürnberg – Prishtinë
    • Berlin Brandenburg – Prishtinë
    • Memmingen – Prishtinë
    • Hamburg – Prishtinë
    • Ljubljana – Prishtinë
    • Halmstad – Prishtinë
    • Luxemburg – Prishtinë

    Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

    Udhëtoni sigurt me ne, sepse “PrishtinaTicket” është anëtare e Swiss Travel Security. Të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.