Ballina

Kategori: Artikull i Sponsoruar

  • Po, po n’Cineplexx bileta veç 2.50 euro çdo t’diel t’parë t’muajit

    Cineplexx ka një mundësi fantastike për të gjithë ata të cilët nuk patën mundësi të shikojnë filmat të martën, me çmim 2.50. Këtë të diel të parë të muajit shkurt, në kuadër të ofertës Super Saver, mund të shijoni filma të shkëlqyer, për vetëm 2.50€ përsëri!

    Filmat që mund të shihni për këtë ditë me ofertën Super Saver janë:

    • Pasaporta

    Edoni dhe Vlera janë dy të rinj të cilët duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë, me pasaporta false. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida.

    • Gladiator 2

    Nga regjisori legjendar Ridley Scott, Gladiator II vazhdon sagën epike të pushtetit, intrigës dhe hakmarrjes të vendosur në Romën e Lashtë. Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maximus nga duart e xhaxhait të tij, Lucius (Paul Mescal) detyrohet të hyjë në Koloseum, pasi shtëpia e tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt.

    • Wicked Part 1

    Wicked, historia e patreguar e shtrigave të Ozit, realizohet me fituesen e çmimeve Emmy, Grammy dhe Tony, Cynthia Erivo (Harriet, Broadway’s The Color Purple) në rolin e Elfabës, një grua e re dhe e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj të gjelbër, që ende nuk e ka zbuluar pushtetin e saj të vërtetë dhe artisten e suksesshme fituese të çmimit Grammy, Ariana Grande, në rolin e Glindës, një grua e re e suksesshme, e karakterizuar nga privilegjet dhe ambiciet, që ende nuk ka zbuluar zemrën e saj të vërtetë.

    Ndërsa, fëmijët do të ketë disa mundësi fantastike:

    • Moana 2
    • Mufasa: The Lion King
    • Sonic the Hedgehog 3

    Por, kjo nuk është e gjitha. Përveç filmave, ne do të organizojmë një event të veçantë për fëmijë nga ora 11:30 deri në 15:00, me aktivitete si facepainting dhe me 5 maskotat e Sonic, që do të sjellin shumë argëtim.

    https://www.instagram.com/cineplexx_kosovo/reel/DFc13SKMvrL/?hl=en

    Biletat tashmë janë në shitje, ndaj mos e humbisni mundësinë për të rezervuar vendin tuaj dhe për të kaluar një të diel fantastike në Cineplexx!

  • BKT Kosova nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)

    BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave të Kombeve të Bashkuara (WEPs) – një angazhim i nënshkruar nga CEO dhe anëtari i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal. Kjo iniciativë thekson përkushtimin e Bankës për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e bankës.

    Në deklaratën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs, Z. Suat Bakkal theksoi: “Në BKT Kosova, ne jemi thellësisht të angazhuar për promovimin e barazisë gjinore. Është thelbësore që gratë të kenë të drejtë të barabartë dhe të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim. Ky angazhim është çelësi për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë. Nënshkrimi i WEPs përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në misionin tonë të vazhdueshëm për të avancuar barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në institucionin tonë”.

    BKT Kosova është e angazhuar për zbatimin e shtatë parimeve të përshkruara në WEPs për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të barabarta për zhvillim. Banka vazhdon të angazhohet që të ofrojë: mundësi të barabarta pa dallime gjinore, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim, siguri, edukim, trajnime të përshtatura për secilin dhe transparencë.

    Parimet e WEPs janë një mjet thelbësor për korporatat të cilat duan të kontribuojnë në barazi gjinore të “Agjendës 2030” dhe “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”. Duke u bashkuar me komunitetin WEPs, BKT Kosova bën një angazhim të qartë për të bashkëpunuar me palët e interesit për të fuqizuar gratë.

    Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm të CSR Kosova në mbështetjen e çmuar gjatë gjithë procesit dhe vlerësojmë lart përkushtimin e CSR Kosova për promovimin e barazisë gjinore në sektorin privat. Gjithashtu, falënderojmë dhe vlerësojmë angazhimin e rrjetit CSR në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të Parimeve për Fuqizimin e Grave (WEPs), e cila bashkoi CEO-të lider për të demonstruar angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

    “Sektori privat ka fuqinë të sjellë ndryshime reale drejt barazisë gjinore dhe çdo biznes që bën një hap përpara frymëzon një tjetër. Kështu krijojmë momentum dhe kështu transformojmë vendet e punës, industritë dhe ekonominë. Tani është koha për të mobilizuar akoma më shumë biznese për t’u bashkuar me këtë lëvizje dhe për ta bërë përfshirjen gjinore një standard, jo një përjashtim.” – deklaroi Zana Bajrami Rama, drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR të Kosovës, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs.

    BKT Kosova i bën thirrje të gjithë sektorit privat në Kosovë që të adaptojnë këto parime, si një udhëzues për të fuqizuar gratë në vendin e punës, në treg dhe në komunitet – duke siguruar përfitime të ndërsjella për organizatat tona dhe shoqërinë në tërësi.

  • E Premtja e Bardhë me zbritje deri në 50%

    Përzgjedhje e gjerë në shumë artikuj kryesor, me çmime të mahnitshme.

    E PREMTE, 31 JANAR dhe TË SHTUNËN, 1 SHKURT.

    E PREMTJA E BARDHË është OFERTË e veçantë nga ETC me ZBRITJE DERI 50% në shumë artikuj.

    Shfleto Fletushkën online: https://bit.ly/42CnAtQ

    Bleni produktet tuaja të preferuara me mundësinë për të kursyer më shumë se kurrë – duke shfrytëzuar ZBRITJET në të gjithë kategorinë, të cilat do të realizohen gjatë pagesave në arka.

    Tekstil 25% Zbritje, Këpucë 20% Zbritje, Teknikë 10% Zbritje, Tekstil Shtëpiak 10% Zbritje, Amvisëri 10% Zbritje, Plastika 10% Zbritje, Valixhe 10% Zbritje, Kopsht 10% Zbritje, Lodra dhe Baby Land 10% Zbritje, Mjete pune dhe Autokozmetikë 10% Zbritje.

    Stafi i ETC- së është përgatitur në maksimum, duke u bazuar nga përvoja dhe duke praktikuar metoda të reja funksionale, në mënyrë që blerja juaj të jetë më e lehtë dhe më zbavitëse.

    Të gjitha ofertat mund t’i bëni porosi edhe online në: e-baa.com.

    Ofertat mund t’i përcjellni përmes faqes zyrtare: www.etc-ks.com

    Direkt në linkun e fletushkës online: https://bit.ly/42CnAtQ

    Në faqen zyrtare në Facebook: https://www.facebook.com/etcks/

    Dhe, në kanalin zyrtar në YouTube: https://bit.ly/34oDmr7

     

     

     

  • Eksploro Budapestin dhe Vjenën me ofertën speciale të Kompanisë “Shpejtimi”!

    Kompania Turistike “Shpejtimi” sjell një mundësi fantastike për ata që dëshirojnë të eksplorojnë dy qytetet më të bukura të Evropës, Budapestin dhe Vjenën, me një çmim të paimagjinueshëm!

    Super oferta për 2 netë dhe 3 ditë vetëm për 129€ për person! Çmimi përfshin udhëtimin me autobus komod, akomodimin në hotel me mëngjes për 2 netë dhe vizitat në qytetet e njohura, si Budapest dhe Vjenë.

    Nisja është planifikuar për 14 Shkurt 2025 dhe kthimi më 17 Shkurt 2025. Udhëtarët mund të nisen nga qytetet kryesore si Prishtina në orën 20:00, Suhareka në orën 18:30, Prizreni në orën 18:00, Gjakova në orën 17:00, Peja në orën 18:00 dhe Gjilani në orën 18:30.

    Programi i udhëtimit nis me nisjen gjatë natës në drejtim të Budapestit. Në ditën e parë udhëtarët do të vizitojnë Fisherman’s Bastion dhe Heroes Square dhe më pas akomodohen në hotel për një pushim të shkurtër. Mbrëmja do të kalojë me një vizitë në qytetin e Budapestit – përfshirë Parlamenti Hungaris dhe Fashion Street.

    Në ditën e dytë, pas mëngjesit, do të nisemi për në Vjenë, me një ndalesë për 2 orë në Parndorf Outlet. Pas arritjes në Vienë do të kalojmë 5-6 orë duke vizituar qendrën e qytetit – duke përfshirë Stephansplatz dhe më pas do të rikthehemi në Budapest për një natë relaksuese në hotel.

    Në ditën e tretë, pas mëngjesit, do të vizitojmë Arena Mall dhe më pas do të nisim udhëtimin për në Kosovë, me parashikimin të arrijmë rreth orës 00:30.

    Çmimi nuk përfshin taksën turistike të qytetit, që është 2.50 Euro për natë për person. Për udhëtim janë të nevojshme letërnjoftimi dhe pasaporta me afat 3-mujor, ndërsa për fëmijët kërkohen pasaporta dhe certifikata me fotografi.

    Detajet e tjera të ofertës mund t’i gjeni këtu!

    Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në: http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

    Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi” në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton”, Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).

  • Përfitoni nga oferta speciale, bëhuni me banesë ekskluzive në bregdetin shqiptar

    Oferta ekskluzive nga kompania Bonita ju ofron mundësinë e jashtëzakoshme që të bëheni pronar të banesave  në bregdetin shqiptar.

    “Bonita Konstruksion” është duke realizuar tre projekte madhore në zonën e Golemit dhe Qerretit – duke sjellë një standard të ri në ndërtimet rezidenciale dhe turistike.

    ? Kompleksi “Viena” – I pozicionuar në zemër të Golemit. Ky kompleks ofron një mundësi të shkëlqyer investimi në turizëm. Apartamentet me dizajn modern dhe afërsia me bregdetin e bëjnë atë ideal për jetesë dhe përfitim financiar nga qiradhënia.

    ? Kompleksi “Bonita Luxury” – Një destinacion luksoz afër detit. Ky kompleks përfshin jo vetëm apartamente me pamje të mrekullueshme, por edhe një AQUA PARK dhe hapësira rekreative për një përvojë unike jetese.

    ? Kompleksi “Bonita Qerret” – Ndodhet në zonën ekskluzive të Qerretit dhe ofron 500 apartamente premium. Cilësia e ndërtimit dhe qetësia e zonës e bëjnë këtë kompleks ideal, për ata që kërkojnë një ambient elegant dhe të rehatshëm për të jetuar ose investuar.

    MUNDËSI FLEKSIBILE PAGUESE

    “Bonita Konstruksion” ofron një skemë financimi të përshtatur për blerësit – duke mundësuar pagesën me këste. Ju mund të bëheni pronar i apartamentit tuaj duke filluar me një pagesë fillestare prej vetëm 40% të vlerës, ndërsa për klientët që kryejnë pagesën e plotë në avancë, ofrohen kushte dhe avantazhe të veçanta.

    INVESTIM ME KTHIM TË GARANTUAR

    Nëpërmjet shërbimit të qiradhënies, ju mund ta ktheni apartamentin tuaj në një burim të ardhurash pasive. Hoteli “Bonita”, i cili do të operojë brenda kompleksit, do të menaxhojë qiradhënien e apartamenteve për pushuesit, duke ju siguruar një kthim të shpejtë të investimit.

    PERSONALIZIM SIPAS NEVOJAVE TUAJA

    Apartamentet në kompleksin “Bonita” ofrojnë fleksibilitet të lartë për përshtatjen e hapësirave. Klientët mund të zgjedhin konfigurimin e brendshëm të apartamentit – duke ndryshuar madhësinë e dhomave dhe duke zgjedhur materialet më të përshtatshme për stilin e tyre të jetesës.

    KONTAKTONI ME NE

    Për më shumë informacione ose për të vizituar vendndodhjen e projekteve tona:
    ? +355 69 238 6456 (Thirrje direkte & WhatsApp)
    ? Vizitoni Zyrën tonë të shitjeve ose projektet tona të ndërtuara tashmë, ku qindra klientë kanë gjetur shtëpinë e tyre të ëndrrave!

    Investoni sot në një të ardhme më të sigurt me “Bonita Konstruksion”!