Ballina

Autor: Xheneta Murtezaj

  • Parashikimi i motit

    Moti parashikohet që sot, 26.01.2025, të jetë me vranesira të shpërndara dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1°C dhe 3C°.

    Ndërsa maksimalet e ditës do tëlëvizin ndërmjet 7°C dhe 11°C. Era do të fryjë ngajugperendimi me shpejtësi 1-2m/s.

     

  • Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka pranuar informatën nga Urgjenca, më 21.01.2025, për vdekjen e një personi.

    Rasti është regjistruar në Prishtinë, rreth orës 02:00.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML.

    Rasti po trajtohet si ‘hetim i vdekjes’.

  • Suharekë – Vdes një burrë në veturë teksa po shkonte te mjeku

    Një burrë raportohet se derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor, pasi nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

    Rasti ka ndodhur në Suharekë, më 21.01.2025.

    Mjeku kujdestar me të arritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

    Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

  • Policët sulmohen nga i dyshuari i cili ishte raportuar për dhunë psikike ndaj familjarëve

    Policia ka intervenuar dje, më 21.01.2025, në një rast të raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij në Vushtrri.

    Dhe, me të arritur Njësiti policor në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht Njësitin policor.

    Sipas Raportit policor, atyre iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti po trajtohet, si: “sulm ndaj personit zyrtar në detyrë dhe kanosje.”

  • 56-vjeçari arrestohet për kanosje – Policia i gjeti armën me 50 fishekë

    Një person i dyshuar për një rast të kanosjes është arrestuar nga Policia, të hënën, më 20.01.2025.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lokal në Çagllavicë.

    Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.

    Personi i dyshuar është Y. S., 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    “Me vendimin e Prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orësh, për veprat “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 21.01.2025.