Ballina

Autor: Veronë Zymberi

  • Ushtarët amerikanë kryejnë patrullime rutinore në Veri të Kosovës

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë kryer patrullime në Veri të Kosovës, përgjatë vijës kufitare. 

    Kështu ka bërë të ditur KFOR-i përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. 

    Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë e lirinë e lëvizjes në çdo kohë.
    “KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.” – përfundon njoftimi i KFOR-it.

  • Ministri Maqedonci thotë se letra dërguar komandantit të KFOR-it nuk ishte rizotim por sqarim

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar për letrën dërguar komandantit të KFOR-it në lidhje me angazhimin e Gardës Ceremoniale të FSK-së gjatë një ceremonie mortore.

    Sipas një njoftimi të ministrit, letra në fjalë është dërguar me qëllim që t’i sqarohen komandantit të KFOR-it rrethanat e angazhimit të një njësie të FSK-së në njërën nga komunat në veri të vendit, si dhe për ta siguruar atë që nuk ka pasur për qëllim në asnjë rast tensionimin e situatës. 

    Minsitri ka deklaruar se ajo letër në asnjë mënyrë nuk paraqet rizotim dhe se nuk mund të interpretohet si e tillë. 

    Kjo për shkak se, sipas ministrit, për angazhimin e FSK-së në veri ekziston një dokument në fuqi i dhënë si zotim nga ish-kryeministri Hashim Thaçi në prilll të vitit 2013 dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, nga i cili thotë se derivojnë dhe kushtet e operimit e të koordinimit të FSK-së dhe KFOR-it për pjesën veriore të Kosovës. 

    “E ritheksoj, ashtu siç e kam thënë në çdo paraqitje timen publike, që personalisht nuk pajtohem me atë zotim, pasi vazhdoj të mendoj se ka qenë zotim i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë tonë, si dhe me pasoja afatgjata. Mirëpo ashtu siç e kemi deklaruar si Ministri e Mbrojtjes dhe si Qeveri e Kosovës, letrën zotuese të vitit 2013 do ta respektojmë, sepse jemi të përgjegjshëm karshi obligimeve të trashëguara institucionale për aq kohë sa janë në fuqi”- ka shkruar Maqedonci sot, më 22.01.2025.

    Tutje, ministri i Mbrotjes ka thënë se është përgjegjësi e tij dhe e komandantit të KFOR-it tani kur thotë se ekziston zotimi i vitit 2013 i dhënë nga ish-kryeministri Thaçi, është që të sigurojnë njëri-tjetrin që do të bëjnë veprimet e nevojshme për të garantuar që angazhimi ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar.

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjten, më 23.01.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kVJ 28 Llapushnik (kodi: 16100028) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak,Divjakë, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e re, Berishë dhe Terpezë,

    Arsyeja: Punime sipas projektit investiv, energjizimi i kabllove të reja.

    2.

    Nga TS 35/10kV Besia do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J03 Prugovc (kodi: 10013012) nga ora 09:00 deri 10:00

    Vendet: Barilevë Lecët, Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.

    Arsyeja: Projekte investive,  përgatitjet e  nevojshme për zhvendosje të trafoshtyllës ekzistuese.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10[kV]  Klina do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Gllareva (kodi: 52000009)  nga ora 11:00 deri 14:00

    Vendet: Dresniku, shkolla, Benita kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5 shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, depo M. Jaha, Mirusha transport, Lagjja Buzhalla.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- montimi i bazave të siguresave të tensionit të mesëm në NS-10/0.4kV Gllareva 4 Morinët dhe bartja në tensionin e mesëm në NS-10/0.4kV Gllareva.

    * * * 

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Deçani

    Ne  NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen keta TS:  ne dy termine nga ora 09:30 deri 11:00 dhe nga ora 15:00 deri 17:00

    1.TS 10/0.4 kV Qallapeku 1 (kodi: 53000002026)

    2.TS 10/0.4 kV Kamenica (kodi: 53000002027)

    3.TS 10/0.4 kV Qallapek 3 (Varrezat) (kodi: 53000002028)

    4.TS 10/0.4 kV Qallapek 2 (kodi: 53000002029)

    5.TS 10/0.4 kV Buqan  1 (kodi: 53000002031)

    6.TS 10/0.4 kV Kosuriq 1-Qendra (kodi: 53000002032)

    7.TS 10/0.4 kV Kosuriq (Varrezat) (kodi: 53000002033)

    8.TS 10/0.4 kV Kosuriqi 3 (kodi: 53000002034)

    9.TS 10/0.4 kV Kosuriq 2 (kodi: 53000002035)

    10.TS 10/0.4 kV Llugagji (kodi: 53000002036)

    11.TS 10/0.4 kV Gjergj S.Velaj (kodi: 53000002037)

    12.TS 10/0.4 kV Gllogjan 1 (kodi: 53000002038)

    13.TS 10/0.4 kV Gllogjan 3-Tamnik (kodi: 53000002039)

    14.TS 10/0.4 kV Gllogjan 4-Private (kodi: 53000002040)

    15.TS 10/0.4 kV Gllogjan Pompë Benzine (kodi: 53000002041)

    16.TS 10/0.4 kV Nepole l (kodi: 53000002042)

    17.TS 10/0.4 kV Nepole ll (kodi: 53000002043)

    18.TS 10/0.4 kV Buqan -Privat (kodi: 53000002046)

    19.TS 10/0.4 kV Buqan Shkolla (kodi: 53000002048)

    20.TS 10/0.4 kV Kosuriqi i Vjetër (kodi: 53000002050)

    21.TS 10/0.4 kV Idriz Selman Krasniqi (kodi: 53000002058)

    Vendet: Qallapek, Kamenicë, Buqan, Kosuriq, Llugagji, Gllogjan, Nepole dhe Buqan.

    Arsyeja:  Për shkyçje dhe rikyçje të urave. 

    2.

    NS 110/10[kV] Deçani

    Nga Dalja 10 kV Barani do të ndërprehen keta TS:  nga ora 09:30 deri 17:00

    1. TS 10/0.4 kV Kosuriq 1- qendra (kodi: 53000002032)

    2.TS 10/0.4 kV Kosuriq (Varrezat) (kodi: 53000002033)

    3.TS 10/0.4 kV Qallapek 3 (Varrezat) (kodi: 53000002028)

    4.TS 10/0.4 kV Lagjja Gashi – Baran (kodi: 53000002049)

    5.TS 10/0.4 kV Baran Kulla (Te Xhamia) (kodi: 53000002022)

    6.TS 10/0.4 kV Shkolla (kodi: 53000002053)

    Vendet: Kosuriq, Qallapek, Baran kulla (te Xhamia).

    Arsyeja:  Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) (H08) do të ndërprehet:

    NS 35/10kV Ferizaj II (H01) dhe (H07) me kod: 400410 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  nga ora 09:00 deri ne ora 12:00.

    Vendet: 1Tetori (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Arsim Rexhepi, Bajram Kelmendi (një pjesë), Bilall Shala, Cen Dugolli, Driton Islami, e Reçakut, Ganimete Tërbeshi, Hasan Berisha (një pjesë), Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), Bostonit, Brahim Ademi, Kadri Abazi, Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Bostonit, Cen Dugolli (një pjesë), Driton Islami, e Reçakut (një pjesë) she Sali Çeku, Fabrika e Vajit, Fabrika e Bukes, Fabrika e Gypave 2, 3 dhe 4, Afrim Kalania (një pjesë), Arsim Bega, Balaj (një pjesë), Diogardi  (një pjesë), Driton Islami, e Pashtrikut (një pjesë), Elbasanit (një pjesë), e Shkodrës, Epopeja e Jezercit, Fehmi Agani (një pjesë), Idriz Islami (një pjesë), Isak Sadiku (një pjesë), Limon Tahiri (një pjesë), Lutfi Haxhidema, Prekazit dhe Ramush Shatrolli (një pjesë) dhe Unioni E&R Invest; fshatrat: Papaz, Pojatë, Rahovicë, Sazli, Softaj, Talinoc, (një pjesë), Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë), Bublic, Dramjak, Kosinë, Llojza, Lloshkobare, Saraisht dhe Slivovë, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

    Arsyeja: Energjizimi i kabllove dhe kyçja e konsumatorëve në NS e ri të KOSTT-it.

    * * * 

    Punime nga pala e tretë

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J02-Fshatrat (kodi: 40000002) nga ora 10:00 deri 11:00

    Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

    Arsyeja: Punët qe duhen te kryhen  sipas zgjidhjes teknike.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    LP 10kV Qytet e fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Smrekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

    Arsyeja: Projekte investive, demontim i rrjetit të vjetër dhe vendosja e rrjetit të ri në shtylla. ekzistuese

    Gjilan 

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/35/10[kV] Gjilan 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV]  Velekinca (kodi: 60062006) në dy termine prej orës 10:45 deri 11:00 dhe nga ora 14:45 deri 15:00

    Vendet: rrugët: Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu (një pjesë), Zabeli i Sahit Agës si dhe fshatin Velekincë, përfshirë edhe Velekincë e Epërme dhe e Ulët.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i siguresave të tensionit të mesëm.

    2.

    NS 110/35/10[kV] Gjilan 1

    Nga Dalja 10[kV]  Velekinca do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] TS Zabeli S.Ages-Blind (kodi: 60062006047) prej orës 10:45 deri në ora 15:00.

    Vendet: rr. Zabeli i S. Agës.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i ndërprerësit  nga 1250A në 1600A  TS-047.

     

  • Shqipëri, sekuestrohen 10 milionë dollarë në kriptomonedha të vëllezërve Çopja

    Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se janë sekuestruar të paktën 10 milionë dollarë në kriptomonedha, të cilat i përkisnin dy vëllezërve nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët dyshohet të kenë drejtuar një prej organizatave më të rrezikshme e më të fuqishme në vend.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, vendosja nën sekuestër i portofoleve me kriptomonedha u bë e mundur falë “një bashkëpunimi të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash”, si dhe prej koordinimit të veprimeve me Europol-in si dhe autoritetet policore në Belgjikë, Hollandë dhe Spanjë përgjatë periudhës nga 25 nëntori 2024 deri më 15 janar të këtij viti.

    Grupi i vëllezërve Çopja u godit në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, kur u lëshuan 33 urdhëra arresti. Prej tyre 13 u ekzekutuan në Shqipëri, 2 persona ishin arrestuar më herët jashtë vendit. Pjesa tjetër prej disa kohësh e kishte lënë Shqipërinë.

    Hajdar Çopja dyshohet se gjendet në Dubai, ku deri në vitin 2023 kishte qëndruar dhe vëllai i tij Franc, derisa u ekstradua drejt Belgjikës. Të dy dyshohen për një seri vrasjesh, tentativa vrasjeje, pastrim parash si dhe në vjedhjen e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në vitin 2019.

    Disa llogari rrjedhëse dhe dhjetëra pasuri të paluajtshme, pjesa dërrmuese nën emra të bashkëpunëtorëve të tyre, u sekuestruan disa muaj më parë. Bëhet fjalë për kompani, vila dhe apartamente në zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, si dhe sipërfaqe të mëdha trojesh nga Tirana deri në pjesë të ndryshme të bregdetit të vendit.

    Në mes të arrestuarve në korrik të vitit të kaluar ishin dhe pronarët e një pike këmbimi valutor në qendër të Tiranës, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët dyshohen se ofronin shërbime financiare për organizatën e vëllezërve Çopja.

    Në atë kohë, Europol do të njoftonte se gjatë operacionit të zhvilluar nga autoritetet shqiptare ishte “arrestuar një figurë e rëndësishme në pastrimin e parave me qendër në Tiranë, i cili i ka ofruar shërbimet e tij grupeve të ndryshme kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në rrafsh ndërkombëtar, në vrasje, korrupsion e trafik droge në shkallë të gjerë”.

    Hetimet e mëtejshme bënë të mundur, disa muaj më vonë, realizimin e një operacioni tjetër nga autoritetet e 6 vendeve të ndryshme, falë të cilit u godit një rrjet kriminal që vepronte si një bankë e nëndheshme, për të qarkulluar dhe pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës në shkallë të gjerë e nga krime të tjera të rënda.

    Në njoftimin e Europol-it për këtë rast theksohej se i arrestuari në Shqipëri “po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë është përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe përbën një qasje të re për pastrimin e parave”./VOA

  • Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për terminalin doganor në Merdarë

    Në mbledhjen e 246-të të saj, të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës më 22.01.2025 ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevojat e terminalit doganor në Merdarë. 

    Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit në një komunikatë të lëshuar për media sonte, më 22.01.2025. 

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”- njofton ZKM.