Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime, në afërsi të fshatit Grackë e Vogël.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtnës, Agron Borovci. Ai njoftoi se personi tjetër i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas Borovcit, aksidenti ka ndodhur mesditën e së shtunës, më 04.12.2025 dhe se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Tutje bëhet e ditur se për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi në qarkullim në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri-drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”- ka thënë Borovci për KALLXO.com më 04.01.2025.