Ballina

Autor: Veronë Zymberi

  • Raportoi se është kanosur – Policia arreston viktimën pasi i gjeti armë zjarri 

    Një burrë është kanosur me armë nga një i panjohur, derisa tre persona të tjerë i kanë dëmtuar veturën me mjete të forta – raporton Policia. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të hënën pak para mesnate, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, për këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar se posedon një armë zjarri, me ç’rast i është konfiskuar bashkë me një fishekë.

    “Me vendim të Prokurorit, i njëjti arrestohet si i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje për armëmbajtje pa leje.” – njofton Policia.

  • Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për vjedhje në Prishtinë 

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua – shtetas të Maqedonisë së Veriut për një vjedhje që ka ndodhur, më 18.01.2025, në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë. 

    Sot, më 21.01.2025, Policia njofton se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë palë syze dielli dhe një parfum. 

    Ndërkaq, pas intervistimit, Policia thotë se me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

  • Kanoset një person zyrtar në Dragash

    Një person zyrtar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar dhe kanosur nga një burrë tjetër. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Dragash, të hënën, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje – thuhet në Raportin policor të datës 21.01.2025. 

     

  • Prizren – Plumbi qorr dëmton xhamin e një objekti

    Policia njofton se dje, më 20.02.2025, në Prizren, është raportuar se nga një predhë (plumb qorr) është dëmtuar xhami i dritares së një objekti. 

    Sipas Policisë, i dyshuari për këtë rast është një burrë – shtetas i Shqipërisë. 

    Në konsultim me Prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt – njofton Policia, sot, më 21.02.2025. 

     

  • Prizren – Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

    Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të narkotikëve në rrugën “Qesk Zadeja”, në Prizren, dje, më 20.01.2025. 

    Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht në veturën e tij i është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 

    Më pas, Policia bën të ditur se në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe 36.68 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.09 gramë kokainë, 1 peshore, 1 veturë, 1 telefon mobil dhe 1 mijë e 215 euro para të gatshme. 

    “Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – njofton Policia, sot, më 21.01.2025.