Ballina

Autor: Naim Krasniqi

  • Rezervo tani udhëtimin drejt Berlinit dhe përfito nga ofertat speciale!

    Nëse keni planifikuar të vizitoni Berlinin, Prishtina Ticket është zgjedhja ideale për udhëtimin tuaj. Kompania ofron fluturime direkte nga Prishtina në Berlin çdo të shtunë – duke ju mundësuar një udhëtim të rehatshëm, të shpejtë dhe pa stres drejt këtij destinacioni unik.

    Berlini, me historinë e tij të pasur dhe atraksionet ikonike si Muri i Berlinit, Porta e Brandenburgut dhe muze të shumtë, është një qytet që ofron një përvojë të jashtëzakonshme për vizitorët. Ky Kryeqytet gjallërues është një kombinim perfekt i traditës dhe modernitetit – duke e bërë atë një vend të domosdoshëm për t’u eksploruar.

    Rezervoni tani biletën tuaj me Prishtina Ticket dhe përfitoni nga ofertat speciale – duke siguruar një udhëtim të paharrueshëm drejt Berlinit.

    Si ta rezervoni biletën tuaj?

    Biletat mund t’i rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike. Në çmim të biletës përfshihen FALAS: rezervim i ulëses, Check-in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

    Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar Shërbimin për klientë çdo ditë – duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:

    ??  +35220334188

    ?? +49 7621 9165 313

    ?? +41 61 510 06 86

    ?? +383 49 200 286

    ?? +46 470 580 944

    ?? +386 47 774 141

    Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E-Finance.

    Të gjitha destinacionet:

    • Basel – Prishtinë
    • Zürich – Prishtinë
    • Geneva – Prishtinë
    • Paris – Prishtinë
    • Stuttgart – Prishtinë
    • München – Prishtinë
    • Düsseldorf – Prishtinë
    • Hannover – Prishtinë
    • Münster Osnabrück – Prishtinë
    • Nürnberg – Prishtinë
    • Berlin Brandenburg – Prishtinë
    • Memmingen – Prishtinë
    • Hamburg – Prishtinë
    • Ljubljana – Prishtinë
    • Halmstad – Prishtinë
    • Luxemburg – Prishtinë

     

    Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

    Udhëtoni sigurt me ne, sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security. Të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.

     

  • OVL e UÇK-së zgjodhi Kryesinë e re

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate sot më 25.01.2025.

    Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve.

    “Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL–UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjyqësore të padrejta, çdo herë misioni i OVL–UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykatës Speciale dhe këtyre gjyqeve të montuara, të padrejta dhe politike”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim bëhet e ditur se anëtarë të kryesisë së re janë:

    Fatmir Sopi, Gazmend Syla, Rafet Llapashtica, Fetah Bekolli, Jetullah Geci, Ali Mejzinolli, Istref Asllani, Shkumbin Demaliaj, Hajdin Balaj, Avdyl Krasniqi, Ilmi Ramusholli, Enver Hajdari, Destan Zekolli, Emin Lati, Alban Asllani, Salih Krasniqi, Rafet Ibishi, Bajram Mehmetaj, Muhamet Aliu, Arben Bazaj, Isuf Mazreku, Orhan Bislimaj, Bujar Haradinaj dhe Ramadan Gashi.

    Ndërsa kryetari i kësaj shoqate ditë më parë është zgjedhur Hysni Gucati.

  • Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për 15 raste të vjedhjeve

    Është vetëdorëzuar në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj, 27 vjeç, i shoqëruar me avokatin e tij mbrojtës.

    Ai ishte në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallur në kërkim më 7 gusht 2024.

    Më datё 24.01.2025 rreth orёs 15:08, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, se bashku me avokatin mbrojtёs i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr veprën penale” Vjedhje e rёndё”, i cili ishte nё arrati qё nga data 23.07.2024, dhe me datё 07.08.2024 ishte shpallur nё kёrkim pёrmes ‘Kёrkesёs pёr Bashkëpunim’”- njofton Policia.
    “Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona tё dyshuar ne qytetin e Fushёkosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”- thueht në njoftim.
    Tutje Policia bën të ditur se “Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:
    Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё; Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm; Njё (1) Sprej OC; Njё (1) mjet i mpreht (thikё)”.
    “Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, Vjedhje e rёndё dhe Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.
    NJOFTIMI I PLOTË:
    Arrestohet personi i dyshuar i cili ishte nё kërkim për veprën penale “Vjedhje e rendë”
    Pejë, 25 janar 2025
    Me datё 24.01.2025 rreth orёs 15:08, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, se bashku me avokatin mbrojtёs i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr veprën penale” Vjedhje e rёndё”, i cili ishte nё arrati qё nga data 23.07.2024, dhe me datё 07.08.2024 ishte shpallur nё kёrkim pёrmes “Kёrkesёs pёr Bashkëpunim”.
    Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona tё dyshuar ne qytetin e Fushёkosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё.
    Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:
    • Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё
    • Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm
    • Njё (1) Sprej OC
    • Njё (1) mjet i mpreht (thikё)
    Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.
    Kërkesë për bashkëpunim
    Pejë, 07 gusht 2024
    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personi i kërkuar është:
    • Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё.
    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
    • “ Vjedhje e rёndё”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com
    All reactions:

    22

  • Dështon seanca ndaj avokatit të akuzuar se kërkoi 8 mijë euro për të ndikuar tek tre gjyqtarë

    Ka dështuar të mbahet seanca e sotme (17.01.2025) ndaj të akuzuarit Hamdi Jashari.

    Jashari nga prokuroria po akuzohet se në cilësinë e avokatit mbrojtës ka kërkuar dhe pranuar në mënyrë direkte shumën prej 8 mijë euro me qëllim të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrjen e kolegjit shqyrtues për ekstradimin e klientit të tij.

    Arsyeja pse seanca e sotme ka dështuar të mbahet është për shkak se ka munguar i akuzuari Hamdi Jashari për të cilin mbrojtësi i tij avokati Shemsedin Piraj bëri të ditur se nuk ka njohuri për mos ardhjen e tij.

    Po ashtu të pranishëm nuk ishin as i dëmtuari Eljmi Ajruli dhe Veli Kryeziu.

    Pasi nuk kishte kushte, seanca e sotme u ndërpre ndërsa e radhës u caktua për muajin shkurt 2025.

    Ky rast po trajtohet në përbërje të trupit gjykues Naser Foniqi- kryetar i trupit gjykues, anëtarët Fatime Dermaku dhe Ertan Sejfullah.

    Ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurori Bashkim Zeqaj.

    Kujtojmë se në seancën e datës 23.01.2024 i akuzuari Hamdi Jashari ishte deklaruar i pafajshëm kundrejt akuzave që rëndojnë për të.

    DOSJA E PROKURORISË

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari në cilësinë e avokatit mbrojtës ka kërkuar dhe pranuar në mënyrë direkte shumën prej 8 mijë euro me qëllim të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrjen e kolegjit shqyrtues për ekstradimin e klientit të tij.

    Dosja thotë se vepra është kryer në periudhën kohore prej 25 maj deri në 2 qershor të vitit 2022.

    Jashari, sipas aktakuzës, duke qenë avokat mbrojtës i të dënuarit e të kërkuarit për vrasje A. A. për të cilin ka pasur kërkesë për ekstradim nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka pranuar shumën e lartcekur nga vëllai i klientit të tij.

    Këtë shumë, siç thuhet në aktakuzë, Jashari ka pasur për qëllim të ia jap kolegjit të gjyqtarëve të cilët kishin për të vendosur për ekstradimin e të mbrojturit A. A. në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i Jasharit, sipas Prokurorisë, ka qenë ushtrimi i ndikimit në mënyrë që kërkesa për ekstradim të refuzohej.

    Sipas aktakuzës ky kolegj përbëhej nga gjyqtarët e Gjykatës së Gjilanit, Naser Maliqi, Aziz Shaqiri dhe Veli Kryeziu.

    Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës pas zhvillimit të hetimeve preliminare kishin arrestuar avokatin Jashari, pasi dyshohet se ka kryer veprën e tillë.

    Sipas versionit të të akuzuarit të dhënë në Prokurori, shuma e kërkuar prej familjarëve të klientit ka qenë për raste të mëhershme gjyqësore për të cilat A. A. nuk i ka përmbushur obligimet financiare.

    Ndërkaq, i akuzuari Jashari i cilësoi si “tejet armiqësore” raportet me gjyqtarin Veli Kryeziu.

    Prokuroria këto veprime i ka kualifikuar me veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” e sanksionuar me nenin 424 të legjislacionit penal në fuqi.

    Sipas Kodit Penal, kushdo që dënohet për vepër të tillë mund të dënohet prej gjashtë muaj deri në tetë vjet.

     

  • Prokuroria e Prishtinës konfirmon se nuk qëndron prapa bastisjeve në objektet e strukturave paralele

    Prokuroria e Prishtinës përmes një komunikate për media, më 15.01.2025, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit nuk ka autorizuar kryerjen e bastisjeve nga ana e Policisë në disa lokacione, për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele.

    Tutje, përmes komunikatës është bërë e ditur se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, si dhe nuk është ofruar kurrfarë prove para Prokurorit të Shtetit në mënyrë që të krijohet dyshimi se është duke u kryer ndonjë vepër penale, e cila bie në kompetencën e Prokurorisë Themelore.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të transparencës dhe sqarimit të opinionit publik, njofton se lidhur me rastin e kryerjes së kontrolleve dhe bastisjeve në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele, Prokurori i Shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para Prokurorit të Shtetit, për t’u krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.” – thuhet në komunikatë.

    Po ashtu përmes komunikatës, Prokuroria ka njoftuar se nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale e që në rastin konkret pra nuk është mundur të lëshohet çfarëdo autorizimi.

    “Prokurori i Shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi.” – thuhet në komunikatë.

    “Prokurori i Shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.” – thuhet tutje në komunikatë.

    Në anën tjetër zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni tha për KALLXO.com se për bastisjet në objektet e strukturave paralele në rajonin e Mitrovicës, Prokuroria e Mitrovicës është informuar vetëm nga Policia – teksa kërkesë zyrtare nuk ka pasur.

    https://kallxo.com/lajm/prokuroria-e-mitrovices-pret-kerkesen-e-policise-per-bastisjet-ne-rajonin-e-mitrovices/

     

    KALLXO.COM, më 15.01.2025, ka raportuar se Policia e Kosovës kreu bastisje në disa Komuna të Kosovës, ku u mbyllën rreth 30 objekte të strukturave paralele.

    Por KALLXO.com mëson se Prokuroria e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për bastisje në lokacionet e këtij rajoni dhe megjithëkëtë aksioni kishte vazhduar.

    Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se Policia e Kosovës bëri kërkesë në Prokurori për të kryer bastisje, por jo duke prezantuar kërkesë me shkrim, por kishin kërkuar urdhrin përmes telefonit.

    Një gjë e tillë është refuzuar nga ana e kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës, Zejnullah Gashi.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se në mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur Komuna paralele të Serbisë, si dhe Posta e Zyra Tatimore, në dhjetë Komuna të ndryshme të vendit.

    Aksionet i zhvilluan në Komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skenderajt.