Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 27.01.2025.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 27.01.2025.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Policinë e Kosovës.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Adem Jashari”, më 26.01.2025, rreth orës 19:55.
Sipas Raportit policor, derisa ishte duke ecur ankuesi – personi zyrtar një person i panjohur nga vetura në lëvizje ia ka drejtuar armën.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti po hetohet.
Në hyrjen e Ambasadës së Kosovës në Norvegji është vendosur një letër me mbishkrim nacionalist serb.
Përmes në njoftimi për media, Ambasada e Kosovës në Norvegji është shprehur e shqetësuar me vendosjen e një slogani nacionalist serb në hyrjen e kësaj Ambasade në Oslo.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmues dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të Ambasadës sonë në Oslo.” – ka shkruar kjo Ambasadë në “Facebook”.
Në këtë letër që është vendosur në hyrje të Ambasadës shkruhet: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Ambasada e Kosovës në Norvegji e ka quajtur kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe personelin e Ambasadës vendosjen e sloganit nacionalist serb.
“Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, personelin e Ambasadës, cenon normat ndërkombëtare dhe cenon parimet e diplomacisë dhe respektit reciprok.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Nuk është hera e parë që ky lloj shkrimi është shkruar. Edhe më parë, në mure të objekteve të ndryshme në qytetet në veri të Kosovës është vendosur ky shkrim.
KALLXO.com kishte raportuar për raste të shkrimeve me mesazhe të njëjta, në: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Një thirrje e tillë ishte parë fillimisht në një ndeshje futbolli në Beograd, e që ishte krijuar nga tifozët e klubit Crvena Zvezda, më 26.07.2023, në një ndeshje miqësore me klubin Fiorentina.
Thirrja “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Serbisë, një tank mbrapa i formuar nga tifozët së bashku me flamurin e Serbisë në sfond, u mbajtën për disa minuta gjatë kësaj ndeshje futbolli.
Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera.” – kishte shkruar Kurti në rrjetin social X, një ditë pasi ishte shfaqur ky baner.
11 armë zjarri janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar – ka bërë të ditur ky institucion.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, ka shqiptuar 3 mijë e 350 gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve në trafik.
“Nga zyrtarët policorë të Rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara janë realizuar 195 Urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 43 Urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka theksuar se pas përfundimit të procedurave policore personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në Urdhëresa.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit pa dallim moshe që të vaksinohen kundër gripit sezonal, si masë parandaluese.
Qytetarët mund të vaksinohen në secilën Komunë në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare, ndërsa është bërë e ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës.
“Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet, si: punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç, me indikacione shëndetësore.” – thuhet në njoftim.
Ky Institut ka bërë të ditur se intensiteti i gripit sezonal është në aktivitetin e lartë të qarkullimit – duke e kaluar pragun epidemik.
IKSHPK ka bërë thirrje te qytetarët që të zbatojnë edhe masat parandaluese kundër grupit, si: mbajtja e higjienës personale, evitimi i kontakteve me individë të sëmurë, evitimi i vendeve të mbyllura e ndër të tjera edhe ushqim të shëndetshëm me shumë vitamina.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpjeguar se “gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikun”.