Ballina

Autor: Kallxo

  • Rusia i shpall 2 gazetarë të REL-it dhe pesë të tjerë si “agjentë të huaj”

    Rusia i ka shtuar shtatë njerëz, përfshirë dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë (REL), në listën e saj të gjatë të “agjentëve të huaj”.

    Presidenti i REL-it, Stephen Capus, tha se ky vendim është pjesë e “një sulmi brutal ndaj mediave të pavarura”.

    Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha të premten se i vendosi ata në listën e saj për shkak të përfshirjes së tyre në mediat e huaja dhe, në disa raste, për shkak të, siç pretendoi, përhapjes së “informatave të rrejshme” për sistemin zgjedhor të Rusisë.

    Ministria ruse nuk dha asnjë provë për këtë.

    Akuza më e madhe ndaj shtatë personave në fjalë ishte, sipas Ministrisë ruse, kundërshtimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila po hyn në vitin e tretë prej se presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Qeveria e Putinit nuk lejon asnjë kritikë ndaj luftës dhe e ka përdorur ligjin tejet kufizues “agjentët e huaj” për t’i shtypur ata që e ngrenë zërin.

    Të saposhpallurit “agjentë të huaj” janë: Dmitry Sukharev, gazetar i Systema, njësia hulumtuese ruse e REL-it; dhe Andrei Novashov, kontribues në Shërbimin rus dhe Shërbimin e Kaukazit të Veriut të REL-it. Që të dy jetojnë jashtë Rusisë.

    Të tjerët janë Elizaveta Fokht dhe Ilya Abishev nga Shërbimi rus i BBC-së; kontribues i Meduzas, Vladimir Rayevsky; edukatori, shkrimtari dhe blogeri Dima Zitser; dhe Anton Suvorkin, videobloger që mbulon showbiz-in rus.

    Rusia e nxori ligjin “agjent i huaj” në vitin 2012 dhe prej atëherë e ka zgjeruar legjislacionin për këtë kategorizim. Kritikët e Kremlinit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore thonë se shteti rus e përdor këtë ligj si mjet për t’i përndjekur gazetarët e pavarur, mediat, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile.

    “Shpallja e gazetarëve të REL-it si agjentë të huaj është dëshmia më e re e sulmit brutal të Rusisë ndaj mediave të pavarura”, tha presidenti i REL-it Stephen Capus, në një komunikatë më 31 janar.

    “Pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për ta kriminalizuar lirinë e fjalës brenda dhe jashtë vendit, gazetarët tanë të guximshëm nuk do të tremben”, shtoi ai.

    Tre korrespondentë të Current Time, rrjetit televiziv dhe digjital në gjuhën ruse i drejtuar nga REL – Iryna Romaliyska, Oleksiy Prodayvoda dhe Oryna Fedorovykh – u shpallën agjentë të huaj në fillim të janarit.

    Current Time, Shërbimi rus i REL-it dhe disa shërbime të tjera të lajmeve në gjuhën ruse të REL-it u kategorizuan si të tillë në vitin 2017./REL

  • Parashikimi i motit për vikendin e parë të muajit shkurt

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se vikendi i parë i muajit shkurt do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me periudha me diell.

    Sipas njoftimit të Institutit, të shtunën më 01.02.2025 temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. 

    “Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar” – thuhet në njoftimin e IHMK-së, më 31.01.2025.

    Ndërsa, të dielën, më 02.02.2025, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. 

    “Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s” – ka njoftuar Insituti.

  • Shkup: Qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore

    Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të ashpra për shkaktarë, si dhe rishikimin e vendimeve gjyqësore.

    Protesta, në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, vjen pasi një vajzë 22-vjeçare u godit për vdekje nga një veturë në një vendkalim këmbësorësh në kryeqytet, më 29 janar.

    Disa prej protestuesve mbajtën pankarta me mbishkrime si: “Nuk është aksident, është vrasje”, “Prokurorët = bashkëpunëtorë vrasës”.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se përgjegjësia duhet të bjerë mbi të gjithë ata që janë pjesë e sistemit.

    “Zemërimi është i kuptueshëm, mosbesimi në institucione është i justifikuar, por kjo nuk duhet të përfundojë vetëm me shkrimin e statuseve të zemëruara në rrjetet sociale dhe me protesta që do të zgjasin disa ditë. Të gjithë në sistem duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre”, tha Toshkovski.

    Frosina Kalukova, nga fshati Negotinë, komunë e Vrapçishtit, e humbi jetën pasi u godit nga një veturë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet V.J.

    Sipas Prokurorisë Publike, i riu nuk kishte patentë shofer, ishte nën ndikimin e alkoolit, tejkaloi shpejtësinë e lejuar dhe kaloi semaforin me dritë të kuqe.

    Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji për 20-vjeçarin.

    “I dyshuari 20-vjeçar, si pjesëmarrës në trafikun e rrugëve publike, ka drejtuar një automjet të tipit ‘Peugeot 207’ në pronësi të babait të tij në korsinë e djathtë të bulevardit. Automjetin e drejtonte pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me 0,82 promilë prani të alkoolit në urinë, duke rrezikuar jetën e njerëzve”, tha Prokuroria më 30 janar.

    Komiteti i Helsinkit reagoi duke theksuar se fenomeni i mosndëshkimit, i rrënjosur prej dekadash në shoqëri, solli edhe një tragjedi tjetër ku humbi jetën një 22-vjeçare.

    “Një rrëshqitje e tillë në sistemin ligjor tregon qartë mosmarrjen e masave të duhura nga ana e institucioneve për të parandaluar kryerjen e mëtejshme të veprave penale në trafik”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

    Aksidenti i trafikut në të cilin humbi jetën Frosina Kulakova nuk është i pari që shkakton reagime dhe zemërim te qytetarët. Vetëm në të njëjtin bulevard të Shkupit kanë humbur jetën disa të rinjve vitet e fundit.

    Në vitin 2015, studentja Frosina Cekovska u përplas për vdekje nga një shofer 26-vjeçar, i cili po ashtu ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drejtonte veturën me shpjetësi më të lartë seç lejohej.

    Në të njëjtin bulevard, por në afërsi të qendrës tregtare City Mall, në janar të vitit 2022 u përplas për vdekje 24-vjeçarja Viktorija Nikolova. Shoferi 22-vjeçar, sipas Prokurorisë, në kohën e incidentit drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar.

    V.J. kishte shkaktuar edhe një tjetër aksident trafiku

    Megjithatë, revolta e qytetarëve u drejtua ndaj institucioneve kompetente, pasi personi i dyshuar për aksidentin kishte qenë më herët edhe në paraburgim, si dhe në shtëpi korrektuese, në Tetovë, për një tjetër vepër – prodhimin dhe shpërndarjen e drogave narkotike.

    Ndaj tij Prokuroria kishte ngritur edhe një tjetër kallëzim penal më 2 shkurt të vitit 2023, për një aksident trafiku, në të cilin një person kishte pësuar lëndime të lehta.

    Prokurori publik kishte zhvilluar procedurën dhe me pëlqimin e të dëmtuarës kishte marrë një vendim për mosndjekje penale, duke pranuar të paguante një shumë prej 292 eurosh në favor të buxhetit të shtetit.

    Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se së shpejti do të vihet në funksion sistemi “Qyteti i Sigurt”, përmes të cilit institucionet do të mund të sanksionojnë vandalizmin automobilistik në rrugët e Shkupit.

    “Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton këtë si procedurë, dhe së shpejti do të kemi një sistem të tillë që do të sanksionojë këtë lloj vandalizmi. Dhe kjo duhet të ndodhë. Sa herë që të marrim plumba politikë, ne duhet ta instalojmë, ta zbatojmë dhe të marrim një politikë ndëshkuese që do të jetë rigoroze, sepse edhe nëse shpëtojmë një jetë, kemi arritur qëllimin”, deklaroi Mickoski më 31 janar.

    Në anën tjetër, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë kërkoi dënim maksimal për autorin dhe mbështeti revoltën e qytetarëve.

    “Ne mbështesim kërkesat e qytetarëve për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti, Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do t’i bashkohet protestës. Është koha për përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e LSDM.

    Mickoski kërkoi që të mos politizohet rasti./REL

  • Programi i mbështetjes së raportimit gazetaresk në parandalimin e terrorizmit

    Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosovo) shpall thirrje për mbështetjen financiare të gazetarëve, për raportimet në fushën e terrorizmit.

    10 gazetarë nga media të ndryshme të të gjitha komuniteteve do të përfitojnë mbështetje financiare, për të realizuar artikuj dhe reportazhe në fushën e P CVE dhe CT.

    Synimet e Programit:

    Programi i mbështetjes së raportimit gazetaresk në fushën e terrorizmit është nismë e cila realizohet në kuadër të aktiviteteve të Strategjisë Kundër Terrorizmit

    Kjo skemë e mbështetjes synon të rrisë raportimin gazetaresk në fushën e terrorizmit, me qëllim ndikimin në parandalim.

    Programi i bursave do të jetë i përshtatur në mënyrë që dhjetë (10) gazetarë të Kosovës të sigurojnë financim, për të zhvilluar artikuj dhe materiale profesionale. Gjatë periudhës së hulumtimimit e punës deri në finalizim të artikullit gazetaresk, përfituesit e Programit do të mbështeten me mentorim nga redaktorët dhe ekipi i BIRN Kosovo dhe Kallxo.com.

    Qëllimi i kësaj thirrjeje

    Qëllimi është që në mënyrë aktive të inkurajohen gazetarët – përfshirë edhe gazetarët e  komuniteteve joshumicë, që të marrin pjesë në këtë thirrje, e cila për qëllim ka realizimin e artikullit në të cilin analizohen format e ndryshme të ekstremizmit. Veçanërisht, në një kohë kur ekstremi i djathtë e etnonacionalizmi janë në rritje dhe kësisoji të rritet vetëdija dhe informimi i publikut për këto fusha.

    Temat të cilat propozohen të jenë në fokus  të punës hulumtuese, por që nuk kufizohen janë:

    • Radikalizimi në Kosovë: Shpërfaqja dhe trajtimi i kësaj çështjeje në Kosovë
    • Strategjia nacionale dhe plani i veprimit: Si synon Kosova të përballet me format e ndryshme të ekstremizmit?
    • Rjedha e procesit të rikthimit dhe riintegrimit të luftëtarëve dhe familjarëve të tyre (RFTFs), të rikthyer nga zonat e konfliktit
    • Skemat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të mbështetjes, me qëllim të riintegrimit të kosovarëve të rikthyer nga zonat e konfliktit
    • Roli i mediave dhe i rrjeteve sociale në raportim të drejtë dhe të bazuar në fakte – lidhur me çështjet e ekstremizmit dhe të terrorizmit
    • Ndikimi i së djathtës ekstreme në Europë dhe rreziku nga etnonacionalizmi në Kosovë
    • Lehtësirat dhe vështirësitë që kosovarët e rikthyer nga zonat e konfliktit i kanë hasur gjatë riintegrimit në Kosovë
    • Programet edukuese dhe arsimore në shkollë dhe aktivitetet jashtëkurrikulare për fëmijët e riatdhesuar nga zonat e konfliktit
    • Ndikimi i Intelegjencës Artificiale në shpërfaqjen dhe shtyerjen para të ideologjive ekstreme në Kosovë dhe rajon?

    Në mënyrë që aplikimi juaj të merret parasysh, ju duhet që:

    • Të jeni gazetar/e i/e pavarur apo të jeni duke punuar në njërën nga mediat: të shkruara, online apo vizive të cilat veprojnë në Kosovë;
    • Të keni një ndjeshmëri për temën;
    • Të keni aftësi për respektim të afatit kohor.

    Si të aplikoni?

    Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e skemës së mbështetjes me dhjetë (10) bursa në vlerë prej 400 eurosh (bruto) për person, duhet që aplikimin e tyre ta dorëzojnë duke plotësuar formën, si në vijim:

    Kliko KËTU.

    Afati për aplikim: 31 janar 2025 – 19 shkurt 2025

    Inkurajohen gazetarët pa përjashtim etnik e gjinor, si dhe nga grupet e margjinalizuara në Kosovë, që të bëhen pjesë e kësaj skeme të bursave për shkrimin e një artikulli gazetaresk në fushën e ekstremizmit dhe terrorizmit.

    Ndjekësit e Programeve të trajnimeve, të realizuara në kuadër të shkollave, për fushën e PCVE dhe CT do të kenë prioritet në aplikim.

    Afati për dorëzimin e artikullit gazetaresk: 1 prill 2025 – 30 prill 2025

    Pas përfundimit të aplikimit, do të kontaktohen vetëm të përzgjedhurit!

    Publikimi i artikujve do të bëhet në kanalet digjitale të BIRN Kosova dhe Kallxo.com.

    ——————————————–

    Program podrške novinarskom izveštavanju o sprečavanju terorizma

    Balkanska mreža istraživačkog novinarstva (BIRN Kosovo) objavljuje poziv za finansijsku podršku novinara za izveštavanje o terorizmu.

    10 novinara iz različitih medija iz svih zajednica će dobiti finansijsku podršku za izradu članaka i izveštaja iz oblasti P CVE i CT.

    Ciljevi programa:

    Program podrške novinarskom izveštavanju o terorizmu je inicijativa koja se sprovodi u okviru aktivnosti Strategije protiv terorizma

    Ova šema podrške ima za cilj povećanje novinarskog izveštavanja o terorizmu, sa ciljem da se utiče na prevenciju.

    Program stipendija će biti prilagođen na takav način da za deset (10) novinara na Kosovu bude obezbeđeno finansiranje za izradu članaka i stručni materijal. Tokom istraživačkog rada do finalizacije novinarskog članka, korisnici Programa će imati podršku mentora – urednika i tima BIRN Kosovo i Kallxo.com.

    Svrha ovog poziva

    Cilj je aktivno podsticanje novinara – uključujući novinare iz nevećinskih zajednica – da učestvuju u ovom pozivu, koji ima za cilj izradu članka kojima se analizuju različiti oblici ekstremizma. Pogotovo, u vreme kada su ekstremna desnica i etnonacionalizam u usponu i samim tim bi trebalo da raste svest i informisanost javnosti o ovim temama.

    Predložene teme za usredsređivanje istraživačkog rada, ali koje svakako nisu ograničene, su:

    • Radikalizacija na Kosovu: Prezentacija i tretman ovog pitanja na Kosovu
    • Nacionalna strategija i akcioni plan: Kako Kosovo namerava da se suoči sa različitim oblicima ekstremizma?
    • Tok procesa povratka i reintegracije boraca i njihovih porodica (RFTF), koji su vraćeni iz zona sukoba
    • Različite vladine i nevladine šeme podrške u cilju reintegracije Kosovaca vraćenih iz zona sukoba
    • Uloga medija i društvenih mreža u pravičnom izveštavanju zasnovanom na činjenicama – o pitanjima ekstremizma i terorizma
    • Uticaj ekstremne desnice u Evropi i opasnost od etnonacionalizma na Kosovu
    • Olakšice i poteškoće sa kojima su se suočili Kosovci koji su se vratili iz zona sukoba tokom reintegracije na Kosovu
    • Obrazovni i edukativni programi u školama i vannastavne aktivnosti za decu vraćenu iz zona sukoba
    • Uticaj veštačke inteligencije na pojavu i promovisanje ekstremnih ideologija na Kosovu i regionu?

    Kako bi vaša prijava bila uzeta u razmatranje, morate:

    • Biti nezavisni novinar/ka ili raditi u jednom od medija: štampanim, onlajn ili vizuelnim koji deluju na Kosovu;
    • Biti upoznati sa temom;
    • Imati sposobnost da poštujete rokove.

    Kako se prijaviti?

    Svi koji su zainteresovani da budu deo šeme podrške za deset (10) stipendija u iznosu od 400 evra (bruto) po osobi, moraju da podnesu prijavu uz popunjavanje formulara ispod:

    Kliknite OVDE.

    Rok za podnošenje prijave: 31. januar 2025 – 19. februar 2025.

    Ohrabrujemo novinare bez obzira na etničku pripadnost i pol, kao i one iz marginalizovanih grupa na Kosovu, da postanu deo ove šeme stipendija za izradu novinarskog članka o ekstremizmu i terorizmu.

    Prioritet u prijavama će imati pratioci programa obuke, koji se sprovode u okviru škola, za oblast PCVE i CT.

    Rok za predaju novinarskog članka: 1. april 2025 – 30. april 2025.

    Nakon zatvaranja konkursa, biće kontaktirani samo izabrani kandidati!

    Članci će biti objavljeni na digitalnim kanalima BIRN Kosovo i Kallxo.com.

  • Pejë – Gruaja pranon tretman mjekësor pas dhunës në familje

    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

    Sipas Policisë, rastet janë regjistruar në Prishtinë dhe në Pejë.

    Në rastin e parë në Kryeqytet, më 30.01.2025, rreth orës 07:10, është raportuar se i dyshuari ka kryer veprën “dhunë në familje” ndaj një gruaje.

    “Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit, janë liruar.” – thuhet në Raportin policor.

    Ndërkaq, në rastin e dytë në Pejë, më 30.01.2025, rreth orës 17:40, Policia ka deklaruar se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje është sulmuar fizikisht nga një burrë.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftim.