Ballina

Autor: Isa Vatovci

  • Filmi i Alban Mujës shpalos në “Berlinale” mbijetesën e artit gjatë luftës në Kosovë

    Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti”/”I believe the portrait saved me” i regjisorit kosovar Alban Muja do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Berlinale”, në seksionin prestigjioz “Forum Expanded”.

    Filmi 10-minutësh “Mua besoj më shpëtoi portreti” trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë luftës në Kosovë.

    Studioja prodhuese e filmit “038STudio” ka bërë të ditur se filmi ofron një eksplorim të fuqishëm të krijimtarisë, si një mjet qëndrueshmërie përballë sfidave të jashtëzakonshme.

    “Artisti dhe regjisori kosovar Alban Muja prezanton premierën botërore të filmit të tij më të fundit, “Mua besoj më shpëtoi portreti”/”I believe the portrait saved me”, në kuadër të seksionit prestigjioz ‘Forum Expanded’ të Festivalit Berlinale – një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë filmike botërore. Ky film prekës 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë luftës së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e produksionit “038Studio”

    Filmi rrëfen historinë e piktorit Skënder Muja, i cili gjatë luftës në Kosovës u kidnapua bashkë me disa qytetarë të Mitrovicës dhe u mbajtën për një kohë në një Qendër ndalimi.

    Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” është prodhuar nga studioja “038Studio” në Prishtinë, në bashkëprodhim me AsfaltFilms nga Amsterdami dhe mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

    Edicioni i 75-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlin International Film Festival – Berlinale) do të mbahet nga 13 deri më 23.01.2025.

  • Ishte duke marrë trajtim shëndetësor, vdes një person në Podujevë

    Një person ka vdekur në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Podujevë, derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

    Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga Bajram Bajgora, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

    “Konfirmoj se pacienti tashmë i ndjerë është kontrolluar, i është ordinuar terapi infuzive, ku gjatë marrjes së saj ka ndodhur përkeqësimi i gjendjes. Janë marrë veprimet e duhura nga ekipi i Mjekësisë Familjare dhe dy ekipe të Urgjencës, por pa sukses rikthimi në jetë” – ka thënë Bajgora.

    Rasti i cili ka ndodhur të enjten, më 09.01.2025, nga prokurori është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe ka shkuar për autopsi për t’u ndriçuar shkaku i vdekjes.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24-orësh, që është duke hetuar rastin e vdekjes së pacientit në Podujevë.

    “Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar” – ka thënë Policia në raportin e datës 10.01.2025.

    Edhe Policia e ka konfirmuar se me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, Policia po heton rastin

    Një person është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Prishtinë – ka njotuar Policia e Kosovës në Raportin 24-orësh, më 10.01.2025.

    Policia ka bërë të ditur se po heton rastin si “vdekje e dyshimtë”.

    “Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës, mashkull kosovar me urdhër të Prokurorit është dërguar në IML për obduksion.” – ka thënë Policia.

     

     

  • Digjet një veturë në Prishtinë

    Policia ka bërë të ditur se të enjten, më 09.01.2025, një veturë është djegur në një parking nëntokësor në Prishtinë.

    Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për KALLXO.com, se rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” dhe është raportuar rreth orës 22:30.

    “Rreth orës 22:30, është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, në parkingun nëntokësor të një objekti një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”- ka thënë Borovci.

    Zëdhënësi Borovci ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.

    Aktualisht, sipas tij, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rastit.

     

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 10.01.2025 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    LP 10kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 14:30 deri 15:00

    Vendet: Baincë, Abri, Tërdevc dhe Damanek.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

    2.

    Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehen:

    1.TS 10/0.4 kV Damanek trafa e vjetër (kodi: 16100004026) nga ora 10:00 deri 15:00

    2.TS 10/0.4 kV Damanek te Behrollët (kodi: 16100004028) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Damanek – trafoja e vjetër, Damanek Behrollët.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri-  ndërrimi i një shtylle 12/1000 të aksidentuar në Damanek.

    3.

    Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086)  nga ora 09:00 deri 12:00

    Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicës.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shkarkuesve në largpërçues.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

    LP 10kV J02 UTVA (kodi: 51000009) nga ora 10:30 deri 11:30

    Vendet: 20 konsuamtorë komercial në rrugën Bekim Berisha, Line group Kastriot Lluka,Kombinati, TS Proex, Kosova Stel Group.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, tërheqja për pasivizimin e grupit matës në UNICRON SH.P.K. DPE 9047587, të TS UTV-a 1, Kodi 51000009001.

    * * *

    Punime në projekte investive

    1.

    NS 110/10 [kV] Deçani

    Nga Dalja 10[kV] Barani (Prapaqani)

    Në NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen këta  nënstacione në dy termine nga ora 09:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 15:00 deri 17:00

    1. NS 10/0.4[kV] Qallapeku 1(kodi:53000002026)
    2. NS 10/0.4[kV] Kamenica(kodi:53000002027)
    3. NS 10/0.4[kV] Qallapek 3 (Varrezat)(kodi:53000002028)
    4. NS 10/0.4[kV] Qallapek 2(kodi:53000002029)
    5. NS 10/0.4[kV] Buqan 1(kodi:53000002031)
    6. NS 10/0.4[kV] Kosuriq 1- qendra(kodi:53000002032)
    7. NS 10/0.4[kV] Kosuriq( Varrezat)(kodi:53000002033)
    8. NS 10/0.4[kV] Kosuriqi 3(kodi:53000002034)
    9. NS 10/0.4[kV] Kosuriq 2(kodi:53000002035)
    10. NS 10/0.4[kV] Llugaxhi(kodi:53000002036)
    11. NS 10/0.4[kV] Gjergj S. Velaj(kodi:53000002037)
    12. NS 10/0.4[kV] Gllogjan 1(kodi:53000002038)
    13. NS 10/0.4[kV] Gllogjan 3-Tamnik(kodi:53000002039)
    14. NS 10/0.4[kV] Gllogjan 4- private(kodi:53000002040)
    15. NS 10/0.4[kV] Gllogjan Pomp benzine(kodi:53000002041)
    16. NS 10/0.4[kV] Nepole l(kodi:53000002042)
    17. NS 10/0.4[kV] Nepole ll(kodi:53000002043)
    18. NS 10/0.4[kV] Buqan -Privat(kodi:53000002046)
    19. NS 10/0.4[kV] Buqan Shkolla (kodi:53000002048)
    20. NS 10/0.4[kV] Kosuriqi i Vjetër(kodi:53000002050)
    21. NS 10/0.4[kV] Idriz Selman Krasniqi(kodi:53000002058)

    Vendet:.Qallopek, Kamenicë, Buqan, Kosuriq, Llugagji, Gllogjan dhe Nepole.

    Arsyeja: Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës ‘Kosuriq’.

    2.

    NS 110/10[kV] Deçani

    Nga Dalja 10[kV] Barani (Prapaqani)  do të ndërprehen nënstacionet nga ora 09:30 deri 17:00:

    1.TS 10/0.4[kV] TS Gllogjani  Kodra (Tamnik) (kodi: 53000002039)

    2.TS Gllogjani 4, Privat (kodi: 53000002040)

    Vendet: pjesërisht fshati Gllogjan.

    Arsyeja: Projekt investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv, TS:Jugobanka.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV  Nadakovc (kodi:73000014) nga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: Btp Petroll, te Përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-Blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagjja Xhafaj.

    Arsyeja:  Projekte investive, ngritja e shtyllave, të reja të betonit dhe energjizimi i pjesshëm për projektin LOT 2 Mitrovica-Nadakofci-22 MV1-02/702.

    Gjilan

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërprehet:

    LP 10kV J16 TS 31 (kodi: 60063016)  nga ora 09:00 deri 12:00

    Vendet: Një pjesë e rr. Idriz Seferi, fabrika e Duhanit, Stacioni i Zjarrfikësve, një pjesë e rr. Isa Boletini dhe një pjese e rr. Lidhja e Prizrenit.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike-tokëzimi i trafostacionit.