Ballina

Autor: Florinda Kelmendi

  • Kryeministri Kurti për presidentin Rugova: I ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore

    Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar duke e cilësuar si një njeri paqësor dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë.

    Sipas Kurtit, Rugova luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në fillim të viteve 1990.

    “Në historinë moderne të Kosovës, një dekadë e gjysmë (1989-2006) e saj është e lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Rugova, periudhë kjo që fillon me rezistencën paqësore të viteve ’90 dhe përfundon me periudhën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së saj më 2008”- tha Kurti.

    Kurti tha se Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore, duke theksuar se është shtuar edhe një botim i veçantë për raportimet e shtypit italian dhe gjerman për presidentin Rugova.

    “Në muajt e fundit, korpusit të botimeve për Presidentin Ibrahim Rugova, u është shtuar dhe një botim i veçantë për raportimet e shtypit italian dhe gjerman për Presidentin Rugova. I përgatitur për botim nga studiuesi Bejtullah Destani, ky libër mund të merret si një hyrje e mirë për t’u njohur me profilin politik të Presidentit Rugova, parë nga perspektiva e raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe si një mënyrë për ta kujtuar atë në këtë përvjetor të vdekjes së tij”- tha Kurti.

    I pari i Qeverisë shtoi se këto botime u bënë në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij.

  • Policia e Kosovës gjen kamerën e tretë të maskuar në Veri – VIDEO

    Policia e Kosovës ka gjetur të hënën, më 20.01.2025, një kamerë të maskuar, në Leposaviq.

    Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili tregoi qëllimin e kësaj kamere, si dhe bëri të ditur se është njoftuar Prokurori.

    “Kjo është vendosur, me qëllim, ashtu e maskuar për syrin e njeriut. Dje e kemi largu e jemi në konsultim me Prokurorin, se si të procedohet në rast. Por, po ashtu konfirmoj që nga Prokuroria është hap rast ‘incizim i paautorizuar’.” – tha Elshani.

    Elshani shtoi se kjo është kamera e tretë e maskuar që gjendet në Veri. Sipas tij, dy janë gjetur në Mitrovicë të Veriut në “air conditioner”.

     

    Pamjet: Policia e Kosovës

     

     

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të hënën, më 20.01.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1.

    Nga TS 35/10kV Besia do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Prugovc (kodi: 10013012) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Barilevë Lecët, Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.

    Arsyeja: Projekte investive, ngritja e trafo-shtyllës së betonit dhe përgatitjet e tjera të nevojshme për zhvendosje të trafo- shtyllës ekzistuese.

    Pejë

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Deçani

    Ne NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen këta trafostacione në dy termine nga 09:30 deri  11:00 dhe nga  14:00 deri 17:00.

    1.TS 10/0.4 kV Vranoc i Ri (kodi: 53000002024)

    2.TS 10/0.4 kV Vranoc Xhamia  (kodi: 53000002023)

    3.TS 10/0.4 kV Vranoc Pompa  (kodi: 53000002030)

    4.TS 10/0.4 kV Përparim Gashi  (kodi: 53000002059)

    Vendet: Një pjese e Vranocit.

    Arsyeja:  Ndërprerje për shkyçjen dhe rikyçjen e urave.

    2.

    Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV Vranoc i ri (kodi: 53000002024) nga ora 09:30 deri 17:00

    Vendet: TS Vranoc i Ri.

    Arsyeja:  Projekti investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv.

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 35/20/10 KV Magure do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) nga ora 10:00 deri 14:00

    Vendet: Magurë, Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinajë, Qylagë, Poturovc, Torinë dhe Gllanicë.

    Arsyeja:  Ndërprerje për shkaqe sigurie, energjizimi i trafostacionit 10/0.4kV,250kVA i ri ne Qylagë-Parku i Biznesit.

    1.

    Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

    Dalja10kV J02 Koshare (kodi: 41046005) nga ora 10:00 deri 12:00

    Vendet: Kosharë, Magjistralja Ferizaj-Shtime, Slivovë, Gllavicë dhe Dramjak.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    Gjakovë

    1.

    Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Banja (kodi: 82082008) nga ora 09:00  deri 14:00

    Vendet: rr.602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, fshatrat: Banjë dhe Gajrak.

    Arsyeja:  Projekte investive, demontim i shtyllave nën tension.

    Gjilan

    1.

    NS 35/10[kV] Vitia

    Nga Dalja 10[kV] Smira  do të ndërprehet:

    NS 10/0.4kV TS Drobesh Kulla (kodi:61067006023) prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Një pjesë e fshatit  Drobresh.

    Arsyeja: Rritja e fuqisë së transformatorit nga 250kVA ne 400kVA TS-023 Drobesh Kulla.

  • Ramush Haradinaj takohet me Richard Grenell

    Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër (20.01.2025), në ditën e inaugurimit presidentit Donald Trump.

    “Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump” – ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me dy foto.

    “Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!” – ka theksuar Haradinaj.

    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do të inaugurohet sot si president i Shteteve të Bashkuara.

    Kjo është hera e dytë që Trump zgjidhet president i SHBA-së.

    Trump e ka caktuar ambasadorin Grenell si të dërguar presidencial për misione speciale.

  • Ushtarë italianë vijnë në Kosovë për të përforcuar praninë e KFOR-it

    Ushtarë italianë kanë mbërritur në Kosovë për të përforcuar praninë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, dislokimi i këtyre trupave është i përkohshëm.

    “Dislokimi i tyre është i përkohshëm. Në muajt e ardhshëm, më shumë se 200 ushtarë, nga Brigada e mekanizuar italiane e këmbësorisë “Sassari”, do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të vendosen në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës sa i përket situatës së sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës zgjedhore”- thuhet në njoftim.

    Më 14.01.2025, KALLXO.com raportoi se misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX ka njoftuar se është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Europiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.

    https://kallxo.com/lajm/eulex-i-perforcon-njesitin-policor-te-specializuar-ne-kosove/

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.