Ballina

Autor: Egzon Dahsyla

  • Raportohen tre raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 24 raste të dhunës në familje. Dy raste janë raportuar në Gjakovë dhe një rast tjetër në Mitrovicë.

    Në Gjakovë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në një rast tjetër po ashtu në Gjakovë, është arrestuar një person, pasi që ka sulmuar fizikisht një grua me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa në një rast në Mitrovicë, është arrestuar një person, pasi që kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Deçan, arrestohet një person nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të mituri

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 17.01.2025 ka arrestuar një person në Deçan, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një djal të mitur.

    Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

  • Arrestohet në Ferizaj një person që kishte urdhërarrest nga autoritetet e Shqipërisë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 17.01.2025 në Ferizaj është arrestuar një person, i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.

    Sipas Policisë, i dyshuari me shtetësi shqiptare, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

  • Gjilan, një burrë raportohet i zhdukur

    Një grua ka raportuar në Gjilan ka raportuar në Polici, se burri i saj me datë 16.01.2025 është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është nën hetime dhe është iniciuar si “Person i zhdukur”.

  • Arrestohet një i mitur në Pejë, dyshohet për dhunim të një të miture

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Pejë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me një femër të mitur.

    Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.