Ballina

Autor: Egzon Dahsyla

  • Një grua në Skenderaj raporton se vajza e saj është zhdukur

    Një grua në Skenderaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se nuk e di vendndodhjen e vajzës së saj.

    Ajo ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia, më 22.01.2025 dhe nuk e di se ku është ajo.

    Ky rast, i cili është inicuar si “person i zhdukur”, është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

  • Komentoi në Facebook – Policia fillon hetimet për nxitje të përçarjes dhe të mosdurimit

    Një person në Klinë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

    Kjo pasi i njëjti dyshohet se përmes komenteve në rrjetin social Facebook ka kryer veprën “nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori. Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është evidentuar nga Policia e Kosovës, më 23.01.2025.

  • Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Kamenicë – Policia fillon hetimet

    Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kamenicë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Rastin i cili është evidentuar më 23.01.2025, Policia është duke e hetuar, si: “vdekje e dyshimtë”.

  • Arrestohen dy persona për kanosje ndaj një gazetari

    Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kanosur një gazetar përmes rrjeteve sociale.

    Sipas Raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kanosja dyshohet se ka ndodhur më 18 dhe 19.01.2025.

    Në njoftimin e datës 24.01.2025 bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Rasti i cili ka ndodhur më 23.01.2025 është inicuar, si: “kanosje”.

  • Sulmohet një mjek në QKUK – Policia arreston të dyshuarin

    Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Sipas Raportit 24-orësh të Policisë, sulmi ka ndodhur ndaj një mjeku të Klinikës Infektive.

    Në njoftim bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Rasti i cili është inicuar si “lëndim i lehtë trupor” ka ndodhur më 23.01.2025.