Ballina

Autor: Egzon Dahsyla

  • Policia jep detaje për incidentin në Prizren ku një pikë shitje e mjeteve piroteknike u përfshi nga zjarri

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:30 një shpërthim i zjarrit ka ndodhur nga ndezja e mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në trotuar.

    Si pasojë, ka bërë të ditur Policia, zjarri është përhapur në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje. Dy persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa tjetri në Emergjenë në Prizren.

    “Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

  • Prishtinë, një grua raporton se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 31.12.2024 një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici, se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur.

    Policia e Kosovës ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.

  • Ministrat Sveçla dhe Aliu vizituan mbrëmë zyrtarët policorë në veri

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë, gjatë ndërrimit të motmotit, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar zyrtarët policorë në Leposaviq, Urën e Bistricës, Koshtovë, Mitrovicë e Jarinje.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se këta zyrtarë policorë përveç sigurisë së gjithë qytetarëve, janë kujdesur edhe për sigurinë e kufirit me Serbinë.

    “Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë policëve tanë ka bërë të mundur të përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm e edhe më të fortë.Në këtë mbrëmje festive shpreh mirënjohjen time për të gjithë zyrtarët që në këtë mbrëmje festive ndodhen larg familjeve të tyre duke qenë në shërbim e në gatishmëri të nevojave të qytetarëve tanë” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

  • Moti për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar për ditën e parë të vitit 2025 mot kryesisht me diell, si dhe ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes.

    Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius.