Ballina

Autor: Egzon Dahsyla

  • Arrestohen tre persona në Leposaviq, u kapën duke shkruar grafite

    Tre persona janë arrestuar dje me 04.01.2025 në Leposaviq, pasi që janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Ferizaj, shoqërohet në Polici një person për dhunë psikike ndaj gruas së tij

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 04.01.2025 një person në Ferizaj është shoqëruar në stacionin policor, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

    Po ashtu, Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

  • Prishtinë, burri sulmoi fizikisht gruan e tij – djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 04.01.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje, një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht gruan e tij, ndërsa djali i saj ka sulmuar babain e tij, për ta mbrojtur nënën e tij.

    Sipas Policisë, gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Dy të arrestuar në rajonin e Prishtinës për posedim të narkotikëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy raste të ndyshme ka arrestuar dy persona në rajonin e Prishtinës, për posedim të narkotikëve.

    Sipas Policisë, dje me 04.01.2025 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë është shoqëruar në stacionin policor një person, pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar 4.77 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Në një rast tjetër, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Mazgit të Obiliqit, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 3 gram kokainë.

    Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Prishtinë, një shtetase e huaj raporton se në sheshin “Zahir Pajaziti” iu grabitën paratë nën kërcënimin e thikës

    Një grua shtetase e huaj ka raportuar dje me 04.01.2025 se një person i panjohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.