Ballina

Autor: Artikull i Sponsoruar

  • Rënia e kulmit nga ndërtesa e Komunës së Prishtinës – Aktakuzë ndaj dy personave

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 20.01.2025, ka njoftuar se ka ngritur Aktakuzë ndaj Ylber Jasharit dhe Bekim Baftjarajt për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme pas një pune hetimore ka ngritur Aktakuzë ndaj Y. J. dhe B. B., për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri Ylber Jashari akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”, në vlerë totale prej 386,096.20 euro me dashje direkte dhe me qëllim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë dobi pasurore kompania.

    “I pandehuri Y. J. akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”, në vlerë totale prej 386,096.20 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar ne atë mënyrë që me dashje direkte dhe me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë dobi pasurore kompania, ka përpiluar Raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës. Edhe pse realisht aty nuk ishin bërë punimet sipas Kontratës, në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14 – duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës, në shumën prej 36,450.29 euro, me çka ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Tutje, sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri Bekim Baftjaraj akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes e kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në Kontratë.

    “Ndërkaq i pandehuri B. B. akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes e kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në Kontratë, për sanimin e kulmit të ndërtesës ku gjatë ekzekutimit të Kontratës ka kryer punë tjera, e jo ato sikur në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14 të Kontratës së lartcekur, ku ditën kritike për shkak të kushteve atmosferike nga ndikimi i erës një pjesë e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re bie në tokë, në pjesën e rrugës, trotuarit dhe objektit përreth – duke lënduar rëndë të dëmtuarën E. U., në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro dhe janë shkaktuar dëme materiale në pesë veturat e parkuara përreth ndërtesës – me çka ka kryer veprën penale Punimet Ndërtimore të Kundërligjshme.” – thuhet, tutje, në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Po ashtu, në njoftimin e Prokurorisë është bërë e ditur se Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur Marrëveshje për pranimin e fajësisë, si dhe me rastin e ngritjes së Aktakuzës i është propozuar Gjykatës që të pandehurit të obligohen që të kompensojnë dëmin material, në shumën prej 36,450.29 euro që i është shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe të ngarkohen me shpenzimet e procedurës penale.

    Një qytetare ishte lënduar e disa vetura ishin dëmtuar nga rënia e një pjese të kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, një vit më parë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kishin dalë ekipe të emergjencës, të zjarrfikësve, të Policisë dhe të Prokurorisë së Prishtinës. Edhe zyrtarë të Komunës dhe të opozitës lokale ishin parë në vendin ku ndodhi rasti.

    https://kallxo.com/komuna/cka-ndodhi-me-kulmin-e-objektit-te-ri-te-komunes-se-prishtines/

    Raportimet tjera – LINK 

  • Rri i lidhur në çdo moment!

    Pas muajve shumë punë dhe larg vendlindjes e familjes, momenti që mbush zemrat e bashkatdhetarëve me emocion është kthimi në shtëpi, në vendlindje te Kosova. Fakti që mërgimtarët jetojnë jashtë vendlindjes së tyre është i rëndë, ndonëse ata janë larguar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Në secilin kthim të tyre në Kosovë, komunikimi me ata që kanë lënë pas është më i rëndësishëm se kurrë. Të dëgjosh një përshëndetje të ngrohtë, të lajmërosh familjarët që je në Kosovë, t’i njoftosh shoqërinë e të caktosh takime është një nga momentet e para kur arrin në vendlindje, i cili është emocioni më i madh që ruhet në kujtesë të përjetshme.

    Që nga aeroporti, ju mund të keni qasje në internet pa tarifa roaming dhe të ndani emocionin e arritjes me të gjithë.

    Me vetëm 1 minutë kohë, ju mund të merrni një pako esim Kosova pa kufizime nga thirr.com – platforma më e mirë dhe më e lirë për komunikimin me të dashurit tuaj, kudo që ndodheni dhe kudo që ata ndodhen. Njësoj vlen edhe për ata që vizitojnë Shqipërinë, mund të marrin një eSIM Shqipëri dhe do të keni internetin më cilësor apo ata që vizitojnë Maqedoninë e Luginën mund të marrin një eSIM Maqedoni, eSIM Serbi, eSIM Mali i Zi apo eSIM Europë.

    Thirr.com është më shumë se një shërbim interneti. Është urë komunikimi që afron çdo zemër dhe bën që distanca të humbasë kuptimin. Pavarësisht se sa larg mund të jesh, kjo platformë e besueshme dhe ekonomike ofron mundësinë për të bërë thirrje të qarta dhe të shpejta me një çmim shumë më të lirë se roaming nga operatorët lokal dhe pa frikën e faturave të papritura të Roamingut nga operatorët tuaj, prej nga ju udhëtoni. Ky është një shërbim i krijuar për mërgimtarët, për ata që duan të mbajnë lidhjen me familjen dhe miqtë e tyre – pa shqetësuar buxhetin.

    Në këtë pushim, përveç bukurisë së natyrës së Kosovës dhe ngrohtësisë së pritjes, mundësia për të qenë pranë të dashurve tuaj, pa frikën e faturave të larta është një dhuratë që është e pakrahasueshme. Thirr.com është ajo që bën që çdo kthim të ndjehet si një shtegtim i plotë, ku çdo moment është i lidhur dhe çdo thirrje është një mundësi për të përjetuar afërsinë dhe dashurinë – pa u ndaluar nga barriera të ndryshme.

    Për mërgimtarët, çdo kthim në shtëpi është një mundësi për të krijuar histori të reja dhe për të kujtuar ato që janë lënë pas. Dhe me Thirr.com, mund të jeni të sigurt se çdo hap që bëni, sepse interneti që ofrohet është 5G dhe madje ju mund ta ndani internetin edhe me të tjerë me HOTSPOT.

    Thirr.com ofron pako internet për mbi 165 shtete të botës dhe disa eSIM pako internet jashtë vendit i gjeni në vijim: eSIM Gjermani, eSIM Zvicër, eSIM Itali, eSIM Amerikë, eSIM Greqi, eSIM Turqi, eSIM Albania, eSIM Kosovo, eSIM Macedonia, eSIM Angli, eSIM Francë, eSIM Spanjë, eSIM Montenegro.

    Çmimet e internetit janë më të volitshme se sa të vetë Operatorëve në këto vende, si: Vodafone, Vala, One, Ipko, A1, Telekom, Yettel, Telenor, Mtel etj., teksa thirr.com ju garanton internet më cilësor për udhëtimet jashtë vendit.

     

  • AKP del me njoftim për procesin e likudimit për NSh-së “Stacioni i Veterinës – Podujevë”

    NJOFTIM NGA AUTORITETET E LIKUIDIMIT PËR PARASHTRUESIT E KËRKESAVE (KËRKESA PËR INFORMATA SHTESË)

    Autoriteti i Likuidimit (AL-të) të NSh-së: Stacioni i Veterinës – Podujevë (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit – duke vërejtur mos pranimin e shkresës në vijim (Kërkesa për informata shtesë) në adresën e parashtruesit të Kërkesës, bazuar në Nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:

    1. Parashtruesi i Kërkesës si në listën e mëposhtme, të paraqitet për të pranuar shkresën përkatëse (Kërkesa për informata shtesë) të Autoritetit të Likuidimit në adresën e përcaktuar në Zyrën përkatëse Rajonale të AKP-së – para ose deri në orën 16:00 të datës 3 shkurt 2025.

     

    Nr. Ndërmarrja/Aseti (në likuidim) Emri Mbiemri Nr. Kërkesës Lloji i Shkresës
    1 Stacioni i Veterinës – Podujevë Shaip Berisha PRN209 – 0002 Kërkesa për informata shtesë

     

    1. Mosmarrja e shkresës (Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në Zyrën përkatëse Rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit – nëse parashtruesi i Kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.

    Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme: 

    Shtegu në gjuhën shqipe:           https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

    Shtegu në gjuhën serbe:          https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

    Shtegu në gjuhën angleze:       https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58

     

     OBAVEŠTENJE LIKVIDACIONIH ORGANA ZA PODNOSIOCE ZAHTEVA (ZAHTEV ZA DODATNE INFORMACIJE)

    Likvidacioni organ (LO) DP-a: Veterinarska stanica – Podujevo (u likvidaciji), koji su imenovani u skladu sa članom 12 Priloga Zakona br. 04/L-034 o Kosovskoj agenciji za privatizaciju, uzimajući u obzir neuspešan prijem dole navedenog dopisa (Zahteva za dodatne informacije) na adrese podnosilaca zahteva u skladu sa članom 49 Priloga Zakona br. 04/L-034 o KAP-u, objavljuje ovo obaveštenje:

    1. Podnosilac zahteva iz dole navedenog spiska, treba da se pojavi kako bi dobio odgovarajući dopis (Zahtev za dodatne informacije) Likvidacionog organa na navedenu adresu u odgovarajućoj regionalnoj kancelariji KAP-a, pre ili do 16:00 časova 3. februara 2025. godine.

     

    Br. Preduzeće/Imovina (u likvidaciji) Ime i prezime Br. zahteva Vrsta dopisa
    1 Veterinarska stanica – Podujevo Shaip Berisha PRN209 – 0002 Zahtev za dodatne informacije

     

    1. Ne-preuzimanje dopisa (Zahtev za dodatne informacije) od LO-a u odgovarajućoj regionalnoj kancelarijami KAP-a u gore navedenom vremenu i roku podleže pravnom dejstvu koje je predviđeno članom 37.7 Priloga Zakona br. 04/L-034 o Kosovskoj agenciji za privatizaciju. Dopis (Zahtev za dodatne informacije) smatraće se dostavljenim od strane dotičnog Likvidacionog organa ukoliko podnosilac zahteva ne preuzme isti u predviđenom roku.

    Za vise informacija posetite vebstranicu Kosovske agencije za privatizaciju i kliknite na sledeće linkove:

    Link na albanskom jeziku:      https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

    Link na srpskom jeziku:         https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

    Link na engleskom jeziku:      https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58

     

  • Kudo, nga kudo!

    IBAS është institucioni financiar me zgjidhjet më atraktive dhe më konkurruese për pagesat digjitale. Një prej mundësive të fundit që IBAS ka sjellur është dërgesa e parave deri në derë të shtëpisë. Koha kur pranuesi i parave duhej ta vizitojë një kioskë të vogël, ku, jo rrallëherë, në mesin e shërbimeve financiare ofrohet servisim i celularëve, parfema të kopjuar e deri në produkte tekstili, me IBAS, i përket të kaluarës. Si institucioni i vetëm që ofron një shërbim të tillë, IBAS ka tejkaluar normën referente nga 200 pika, në 350,000+ lokacione. Po, po, IBAS u dërgon paratë, në çdo cep të Kosovës. Mjafton të keni një llogari pagesash në IBAS dhe të posedoni fonde për t’i tërhequr në derë të shtëpisë – për të tjerat kujdeset IBAS, me partnerët e autorizuar. Llogaria në IBAS mund të hapet nga distanca, duke shkarkuar aplikacionin nga https://ibas.world/join-ibas/.

    Në llogarinë tuaj në IBAS mund të pranoni para nga kudo në Botë dhe IBAS ua sjell kudo në Kosovë.

    Pranimi i parave nga Zona Ekonomike Evropiane – IBAS është institucioni i vetëm, i themeluar jashtë Bashkimit Europian, por që ka qasje në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Europë). IBAS u ofron klientëve të vet IBAN (llogari bankare) britanez me qasje në SEPA – pa pagesë të hapjes dhe pa pagesë të mirëmbajtjes.

    Pranimi i parave nga Visa ose Mastercard – IBAS është institucioni i vetëm që iu mundëson pranimin e parave përmes vegzës së pagesës (Payment link), për dërgues që dëshiron të kryejë transferin përmes Visa ose Mastercard nga kudo në botë.

    Pranimi i parave nga PayPal (Europe), Stripe, AirBNB, Wise, Revolut, Payoneer etj. – IBAS është i vetmi institucion financiar që mundëson pranimin e pagesave PA TARIFË, për të gjithë përdoruesit individual që posedojnë llogari PLOT, PREMIUM dhe INTEGRA – nga të gjitha platformat e mësipërme. Për më tepër, për klientët që plotësojnë kushtet, IBAS ofron Kredi për pagesa, PA INTERES, deri në 3 muaj. Dhe, jo vetëm – Për klientët e llogarisë INTEGRA ofron edhe sigurim shëndetësor deri në 25,000 euro, PA PAGESË.

    IBAS, shoku yt, që ta çelë çdo derë, me e pa kartelë!

    Na kontaktoni përmes uebfaqes, adresës elektronike, telefonit fiks apo rrjeteve sociale për të mësuar më shumë rreth gjithçkaje që ofrojmë!

  • Dita e Familjes me surprizat nga Cineplexx

    Të dielën më 19 Janar, nga ora 12:00, ju presim në Ditën e Familjes në Cineplexx me filmin për fëmijë “Paddington in Peru”, me shumë aktivitete dhe shumë shpërblime.

    Ndërkohë në orën 19:00 do të zhvillojmë Meet&Greet me kastin e aktorëve “Pasaporta” me kinematografi shqiptare, ku do të  keni mundësi të takoni Arbana Osmanin, Eduart Grishajn, Kaona Matoshin, Indri Shirokan dhe kastin e aktorëve të tjerë.

    Dita e Familjes

    Aktivitetet :

    -Lidh pikat Paddington ?

    -Facepaiting – @fjollasfacepaint ?

    Gjithashtu, edhe shpërblime si :

    ?2x- trajnime 2 mujore në vlerë 360€

    1.Programim;

    2.Digital Marketing;

    3.Dizajn Grafik;

    4.Video Editim nga – @roiacademy;

    ?10x- dhurata nga – @jonamed.ks;

    ?50x- popcorn falas për 50 biletat e para;

    *?️Çmimi i biletës për vetëm 2.80€ ?️*

    https://www.instagram.com/cineplexx_kosovo/p/DExY3f0sp1m/?hl=en

    Meet & Greet

    Në një pritje madhështore, duke filluar nga ora 19:00, do të keni mundësinë të takoni regjisorin dhe të gjithë kastin e aktorëve në Cineplexx Prishtina, ku do mund të fotografoheni me të preferuarit tuaj.

    Në kinema do të jenë prezent:

    Eduart Grishaj

    Arbana Osmani

    Kaona Matoshi

    Indri Shiroka

    Romir Zalla

    Alfred Trebicka

    Akil Varfi

    Përshkrimi i filmit:

    Pasaporta

    Edoni dhe Vlera janë dy të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar, të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë me pasaporta false.

    Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida.

    https://www.instagram.com/cineplexx_kosovo/p/DE0Lat0uVpj/?hl=en

    ?Biletat janë në shitje, mund t’i blini përmes:

    ? Aplikacionit CineplexxKs;

    ?Fizikisht në kinema; ose,

    ? Përmes Web-it !!!

    Mos mungoni!