Ballina

Autor: Arjana Berisha

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 14.01.2025 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J06 Drejtimi i Betonit (kodi: 40041002) nga ora 11:00 deri 14:00

    Vendet: rr.”Prizrenit”, Saraishtë, Lloshkobare, Llojzë, Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe bizniset private.

    Arsyeja: Punime  sipas zgjidhjes teknike (përmirësimi i vërejtjeve sipas zgjidhjes teknike).

    Gjakovë

    1.

    NS 35/10 [kV] Gjakova III

    Nga Dalja 10 kV Konvikti  do të ndërprehet:

    NS 10/0.4kV TS-85 (kodi:81084022502) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Një pjesë e rr. Tirana.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas zgjidhjes teknike – largimi i kabllove  0.4 kV.

    Gjilan

    1.

    NS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Dheu i Bardhë (kodi: 60062013) në dy termine prej orës 10:30 deri 10:45 dhe nga ora 14:45 deri 15:00

    Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë, rrugët: Reshat Ymeri, Elevia Qelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi dhe Agim Rashiti.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit të tensionit të mesëm.

    2.

    NS 110/35/10 kV Gjilani 1

    Nga Dalja 10kV Dheu i Bardhë do të ndërprehet:

    TS 10/0.4kV TS 384-Qarkore-Rr e Kufces (kodi:60062013384) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Rruga Qarkore dhe Rruga e Kufcës.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë se transformatorit për arsyeje  të mbingarkesës, do të rritet fuqia  nga 400kVA ne 630kVA, te rruga e Kufcës  TS-384.

    3.

    TS 35/10[kV] Lladovë  do të ndërprehet:

    LP 10kV J04 Partesh (kodi: 61066004) nga ora 11:00 deri 12:00

    Vendet: Parteshi, Budrika e Poshtme, Budrikë e Eperme, Nesale, Cerrnica, Gumnishta dhe Vrapqiqi

    Arsyeja:  Kalimi i furnizimit te TS nga dalja 10kV Parteshi ne daljen 10kV Ferma siç ka qenë më herët, TS – 298, TS – 309, TS – 310, TS – 311, TS – 312, TS – 313, TS – 314 ( lidhja e urave te TM ).

    4.

    Nga NS 110/10kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J11 Ferma (kodi: 63000011) nga ora 11:00 deri 14:00

    Vendet: Cernicë, Livoqi i Epërm, Muhaxherët e Livoqit, Marevcët, Gumnishtë, Vrapqiq dhe  Dea

    Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë- ndërrimi i kabllos furnizuese të dëmtuar dhe ndërrimi i ndërprerësit të tensionit të ulët tek TS – 263 Livoq i Epërm.

  • Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

    Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt arritjes së një armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe lirimit të pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.

    Megjithatë, marrëveshja ende nuk është arritur, thanë zyrtarët më 13 janar.

    Katër zyrtarë, që janë në dijeni për këtë çështje, thanë se është arritur përparim dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për t’i dhënë fund luftimeve 15-mujore që kanë destabilizuar Lindjen e Mesme. Ata folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar që të flisnin për mediat për këtë çështje.

    Një zyrtar amerikan tha se të gjitha palët “janë më afër se kurrë më parë, por gjithçka mund të shkatërrohet”. Ky zyrtar nuk pranoi të jepte ndonjë afat për një marrëveshje të mundshme, pasi tha se ende ka pasiguri për arritjen e një pakti.

    Dy zyrtarë të tjerë, përfshirë një të lidhur me Hamasin, thanë se ende ka disa sfida. Disa herë vitin e kaluar, udhëheqësit amerikanë kanë deklaruar se janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje, por më pas bisedimet kanë ngecur.

    Një tjetër zyrtar i informuar për bisedimet tha se gjatë bisedimeve të zhvilluara gjatë natës në tavolinë është paraqitur një propozim-marrëveshje. Ai tha se negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit do t’ua dërgojnë udhëheqësve të tyre këtë propozim për miratimin përfundimtar.

    Një person tjetër tha se ndërmjetësit nga Katari kanë zhvendosur presionin ndaj Hamasit për të pranuar marrëveshjen, ndërkaq Steve Witkoff, i dërguari i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po u bënë presion izraelitëve. Së fundi, Witkoff iu bashkua negociatave dhe ditëve të fundit ka qëndruar në rajon. Ky person tha se ndërmjetësit ua kanë dorëzuar propozimin palëve dhe kanë thënë se 24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

    Edhe një zyrtar egjiptian tha se ka pasur përparim në bisedime, por sipas tij do të duhen disa ditë para se palët të synojnë një marrëveshje, para se Trump të inaugurohet në postin e presidentit më 20 janar.

    Një zyrtar i lidhur me Hamasin tha në kushte anonimiteti se duhet të zgjidhen një sërë çështjesh para një marrëveshje, përfshirë edhe zotimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe detajet për tërheqjen e trupave izraelite, këmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë.

    Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, është takuar me delegacionin e Hamasit në Doha, së bashku me Witkoff dhe të dërguarin e presidentit Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk. Thani po ashtu ka biseduar me Bidenin dhe ka vënë në pah nevojën urgjente për një marrëveshje.

    Administrata Biden, së bashku me Egjiptin dhe Katarin për më shumë se një vit po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më të përgjakshme mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe lirimit të pengjeve që u kapën nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

    Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë./REL.

  • Hamza takohet më gratë e Krushës: Do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, më 13.01.2025 është takuar me gratë e Krushës së Madhe, për të cilat ka thënë se ato janë simbol i guximit, punës dhe këmbënguljes.

    Sipas Hamzës, nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.

    Ai është zotuar se do të zgjerojnë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore.

    “Ne do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, përmirësimin e teknologjisë dhe do të ndërtojmë qendra grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore. Edhe sigurimi i kulturave bujqësore është i domosdoshëm dhe do ta bëjmë! Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne”- ka shkruar ai në Facebook.

    Po ashtu, Hamza, në ditën e tretë të fushatës një mujore ka prezantuar projektet e tij në kuadër të Zotimit të Parë, nga gjithsej pesë zotimet e tij kryesore që i ka përmendur më herët.

    Zotimi i parë i Hamzës për qytetarët është më shumë zhvillim, më pak tatime.

    “Grante për bizneset për mbulimin e investimeve deri në 30%, zero tatim në fitim për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro ose punësojnë mbi 50 punëtorë, ndryshimi i Ligjit për Tatimin në Pronë, krijimi i Fondit për mbështetje gjatë papunësisë, ku 80% e pagës së fundit do u mbulohet atyre që i humbin vendet e punës deri në 6 muaj, si dhe eliminimi i tarifës doganore për veturat e reja elektrike”-është shprehur ai.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

  • Abdixhiku në Kamenicë: Zotohem për përfundimin e autostradës së Anamoravës brenda 4 viteve

    Lidhja Demokratike e Kosovës më 13.01.2025 ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë.

    Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se gjatë mandatit të tij do ta ndërtojë autostradën e Anamoravës.

    ‘’Më lejoni që si njeri i kësaj ane të zotohem për përfundimin e autostradës së Anamoravës brenda 4 viteve. 2 vitet e para deri në Bresalc e pastaj deri të Dheu i Bardhë”- është shprehur ai.

    Sipas tij, në Kamenicë ndihen pasojat e një qeverisjeje që ka dështuar t’u japë njerëzve mundësitë dhe mbështetjen që u takon.

    “Dhe këtë qeverisje, ju qytetarë të Kamenicës, e keni patur në dy nivele. Pra edhe në atë qendror edhe në atë lokal. Dhe me gjithë fuqinë politike që ua keni dhënë, me gjithçka, në çdo pushtet, në çdo mjet, në çdo mundësi, Kamenica juaj vazhdon të jetë vendi me zvogëlimin më të madh të popullsisë në gjithë Kosovën. Kamenica vazhdon të jetë vendi me migrimin më të madh në gjithë Kosovën”- ka thënë Abdixhiku.

    Gjatë ditës, Abdixhiku ka qëndruar edhe në qytetin e Vitisë, në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme dhe në QKMF-në ‘Nëna Terezë’ në Viti.

    Ai ka thënë se atje shpalosën zotimet për sektorin e shëndetësisë.

    Sipas Abdixhikut, tubimet në qytete më të vogla janë shenjë e qartë se populli i Kosovës i është rikthyer Lidhjes Demokratike.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

  • Gjini i AAK-së: Gjakova nuk flet tinëz me askënd, as me Radoiçiqin

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit më 13.01.2025 kanë mbajtur tubimi zgjedhor në qytetin e Gjakovës.

    Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, njëherazi kryetar i Komunës së Gjakovës, ka kritikuar kandidatin e LVV-së për kryeministër, Albin Kurtin.

    “Gjakova nuk flet tinëz, as me Radoiçiqin as me kurrkënd. Kur flasin tinëz, ata flasin në emër të Kurtit, se ai fshihet. I shtie të tjerët me folë. Por, Gjakova ka folë qysh është dashur, me gjashtë brigada edhe më 1998 edhe më 1999, edhe sot me këdo që flasin, edhe me armiqtë tanë, flasim në dritë, por kurrë nuk flasim për diçka që nuk është në interes të Kosovës”- tha Gjini.

    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kurti e ka ndalur ndërtimin e rrugës për Gjakovë.

    Ndërsa përsëriti zotimin për anëtarësim në NATO.

    “Punën e parë që e bëri Kurti – e ndali rrugën deri në Gjakovë që e kishim filluar me ministrin Lekaj. Ju siguroj që gjashtë muaj ka me u kry rruga që vjen nga Dollci. Do ta bëjmë edhe kampusin universitar. Krejt bota është kah punon me mbërri sigurinë e madhe. Me anëtarësim në NATO e mbërrijmë edhe ne, për ketë duhet me ndërru qeverinë”- u shpreh Haradinaj.

    Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se janë bashkuar të gjitha gjeneratat në këtë koalicion për ta bërë Kosovën fituese.

    AAK-ja bashkë me partnerët e saj të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30, dhe Listën Ideal më 12.01.2025 e hapën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 09.02.2025 me një tubim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.