Ballina

Autor: Arjana Berisha

  • Abdixhiku premton 1.5 miliard euro investime në kryeqytet

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka vazhduar fushatën elektorale më 23.01.2025 në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

    Në vendin ku e ka kryer shkollën fillore, kreu i LDK-së rikthimin e tij e bëri kësaj radhe si kandidat për kryeministër, ku kërkoi votën e prishtinasve.

    Në tubimin elektoral në degën e dytë të LDK-së në Prishtinë, Abdixhiku tha se 1.5 miliard euro do të investohen në kryeqytet.

    “Dhe në këtë sallë, në këtë shkollë, kam kryer gjithë shkollën fillore. Ashtu siç e kishte kryer Floriani, Jehona, Berati e Jeta! Tani ishim bashkë, duke kërkuar mbështetjen për rrugëtimin tonë të djathtë mbarëkombëtar. Prishtina është e qartë! 124 është ndryshimi. Me 1.5 miliard euro investime në Kryeqytet, ky ndryshim mbetet i familjeve të Prishtinës, rinisë së Prishtinës, prindërve e nxënësve të Prishtinës”- ka thënë ai.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

     

  • Hamza: Shtimja është nyje që lidh qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, më 23.01.2025, ka vazhduar fushatën e tij elektorale për zgjedhjet që priten të mbahen më 09.02.2025 në Shtime.

    Hamza ka premtuar se në ditën e parë si kryeministër do t’i fillojë ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50 për qind të pagave dhe 70 për qind të pensioneve bazike.

    Sipas tij, Shtimja është nyje që lidh qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë.

    Hamza ka njoftuar se në këtë takim është shoqëruar nga ambasadori William Walker.

    “Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj”- ka thënë ai.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

  • LVV për tubimin në Zvicër: Mërgata e mobilizuar si asnjëherë më parë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 23.01.2025 ka zhvilluar tubim elektoral në Cyrih të Zvicrës gjatë qëndrimit të tij për Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga takimi i Kurtit me mërgatën.

    “Mërgata e mobilizuar si asnjëherë më parë në misionin e përbashkët gjithëpopullor drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një”- kështu e ka përshkruar LVV ketë takim.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

    Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

    – të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

    – të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.

     

  • LDK-ja e thërret Kurtin për debat publik me Abdixhikun: Le t’i përgjigjet popullit

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një Konference për media ka përsëritur ftesën drejtuar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për të zhvilluar një debat publik me kandidatin e LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhikun.

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se ky është momenti i duhur për një debat, për të diskutuar se kush do të kujdeset më mirë për të ardhmen e qytetarëve.

    “Po iu bëj thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve të Kosovës, që t’i bëjnë këtë pyetje Kurtit: Pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumirit për një debat publik? Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, në debat live vetëm rreth një teme: të ardhmen e Kosovës. Ky është momenti i duhur për një debat të vërtetë, për të diskutuar se kush do të kujdeset më mirë për të ardhmen e qytetarëve dhe kush ka planet më të mira, aftësinë për t’i realizuar ato, kush ka ekipin…” – ka deklaruar Mustafa, më 23.01.2025.

    Mustafa ka shtuar se, pavarësisht se ai e dinte përgjigjen, Kurti duhet të përballet për t’iu përgjigjur popullit.

    “Unë e di se përgjigja është e qartë, por Kurti duhet të paktën t’i përgjigjet popullit dhe ne i bëjmë thirrje edhe njëherë ‘Eja në debat kudo, kurdo’. Populli i Kosovës e meriton dhe po e kërkon këtë debat.” – ka deklaruar Mustafa.

    Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga zëdhënësi i LVV-së dhe është në pritje të përgjigjes.

    Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

    Fushata pёr Zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht, mё 11.01.2025.

    Partia Lëvizja Vetëvendosje mori vendim bojkotimin e tri televizioneve në vend.

    Një grup prej dhjetëra Organizatave Joqeveritare kanë reaguar ndaj bojkotit të subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje për të mos marrë pjesë në emisionin “Debat Përnime” – prodhim i dy Organizatave: Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova.

    Në reagimin e tyre, OJQ-të kanë theksuar që bojkoti për mospjesëmarrje në “Debat Përnime” e cenon interesin publik dhe informimin e drejtë të qytetarëve në kohë Zgjedhjesh.

  • Koalicioni për Familjen e konsideron të pabazuar Vendimin e PZAP-së që i gjobiti me 4500 euro për gjuhën kundër komunitetit LGBTI+

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa (PZAP) ka dënuar me 4,500 euro Koalicionin për Familjen pas Ankesës së organizatave CEL Kosova dhe Dylberizëm, me pretendimin se anëtarët e koalicionit kanë përdorur gjuhe fyese e diskriminuese ndaj komunitetit LGBT+, promovimin e përçarjes, frikë ndaj qytetarëve dhe nxitje të urrejtjes.

    Ketë Vendim, Koalicioni për Familjen përmes një Konference për media e ka quajtur veprim pa bazë ligjore.

    “Ai (Eman Rrahmani) e konsideroi Vendimin e PZAP-it për të dënuar një veprim pa bazë ligjore, si një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes.”- thuhet në njoftim.

    “Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar.”- tha Rrahmani, duke shtuar se koalicioni po përballet me një situatë që cenon angazhimin dhe kauzën e tij për mbrojtjen e familjes.

    Në Vendimin e PZAP thuhet se deklaratat e kontestuara në Ankesë janë: Deklarata e kandidatit Fatmir Smajli, i cili promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+ e përshkruan si “marrëzi” dhe “kundër natyrës njerëzore”.

    Deklarata e kandidatit Eman Rahmani, i cili promovimin e dashurisë mes personave LGBTI+ e paraqet si “turp”- duke përdorur shembullin e Festivalit Anibar për të përhapur dezinformata dhe për të nxitur frikë ndaj komunitetit LGBTI+ dhe se angazhimi për të drejtat e këtij komuniteti është një kërcënim për traditat dhe kundër figurave historike të kombit shqiptar.

    Deklarata e kandidatit Visar Korenica, i cili pretendon se të drejtat e komunitetit LGBTI+ janë “kundër natyrës njerëzore” dhe “nuk janë në interesin e përgjithshëm të shoqërisë”.

    Ndërsa, në Konferencën e mbajtur më 23.01.2025, Rrahmani ka theksuar, po ashtu, se spoti televiziv i tyre është në përputhje me vlerat e shoqërisë, nuk përmban asnjë gjuhë urrejtjeje dhe nuk mund të ndalohet.

    “Ne nuk mund të ndalojmë asnjëherë gjuhën tonë, ku flasim për vlerat e familjes.”- tha Rrahmani.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) u ka shqiptuar gjoba në vlerë 125 mijë euro subjekteve politike për shkelje të rregullave zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore, e cila ka nisur më 11.01.2025 e deri më 22.01.2025.

    Fushata pёr Zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

    Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

    Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.