Ballina

Lipjan – Një grua raporton se është dhunuar

Një grua më 27.01.2025 ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë. 

Ndërkaq, Policia njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan, më 25.01.2025. 

Viktima thuhet se ka marrë trajtim mjekësor. 

I dyshuari sipas Policisë është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.