Ballina

Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten në Prishtinë, më 24.01.2025 pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj gruas së tij dhe vajzës.

I njëjti, sipas forcave të rendit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, viktimave femra kosovare” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.