Ballina

Gjashtë të lënduar në një aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës 

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime për shkak të një aksidenti, që ka ndodhur mes katër veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit tashmë janë dërguar për tretman mjekësor. 

“Në këtë aksident ishin të involvuara katër vetura, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.” – ka thënë Gashi për KALLXO.com, më 24.01.2025. 

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë kompetente, të cilat po merren me rastin për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti.