Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Sipas Policisë, armët e sekuestruara ishin ekspozuar më parë në rrjetet sociale.
“Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprën penale – armëmbajtje pa leje.