Ballina

Dyshohet se vodhi pajisje kompjuterike, arrestohet i mituri në Mitrovicë

Një person i mitur është arrestuar, më 22.01.2025, nën dyshimin për “vjedhje të rëndë” dhe “hyrje në sistemet kompjuterike”, në Mitrovicë të Jugut.

Sipas organeve të rendit, arrestimi i tij është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se më 17.01.2025, në rrugën Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe se cak i kësaj vjedhjeje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike.

“Ndërsa, pas intervistimit, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.