Një person i dyshuar për një rast të kanosjes është arrestuar nga Policia, të hënën, më 20.01.2025.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lokal në Çagllavicë.
Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.
Personi i dyshuar është Y. S., 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Me vendimin e Prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orësh, për veprat “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 21.01.2025.