Ballina

Një shtetas i Shqipërisë raporton se pasi kaloi kufirin në Kosovë u sulmua me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 14.01.2025, një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor.

Sipas PK-së, i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij kufirin Shqipëri-Kosovë, në pikën kufitare në Morinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij – duke e qëlluar.

Sipas Policisë, të njëjtit i është bërë matje me alkook test dhe ka rezultuar pozitiv.

Në konsultim me Prokurorin është iniciuar rasti si “vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime.