Ballina

Prishtinë – Arrestohet një i mitur për vjedhje në market dhe sulm ndaj sigurimit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, më 14.01.2025, ka arrestuar një person të mitur në Prishtinë.

I njëjti – sipas PK-së – dyshohet se në një market ka vjedhur disa produkte ushqimore.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se gjatë ikjes ka sulmuar edhe punëtorin e sigurimit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje – thekson Policia.