Një person është gjetur i vdekur brenda një apartamenti në Prishtinë më 13.01.2025 në Prishtinë.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes mjekët emergjentë e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43-vjeçe”- ka thënë ai.
Ai ka thënë se Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- ka thënë ai.