Ballina

Flamuri i Ambasadës amerikane në Prishtinë ulet në gjysmështizë në nderim të ish-presidentit Carter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan në nderim të ish-presidentit James Carter, i cili vdiq më 29.12.2024.

Ambasada ka njoftuar se flamuri po valëvitet në gjysmështizë, sot në Ditën Kombëtare të Zisë.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Carter jetoi më gjatë se çdo President tjetër në histori dhe festoi 100-vjetorin e lindjes në tetor 2024.

Demokrati shërbeu si President i SHBA-së nga viti 1977 deri në 1981 – periudhë e mbushur me kriza ekonomike dhe diplomatike.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë me një nivel të ulët pëlqyeshmërie, reputacioni i tij u rikthye përmes punës humanitare, që i solli Çmimin Nobel për Paqe.