Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën, më 06.01.2025, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Në mëngjes pritet të ketë ngrica dhe kushte për mjegull – thekson IHMK-ja.
“Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa ato maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.” – thuhet në njoftim.
IHMK ka parashikuar mot kryesisht stabil për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.
Sipas parashikimit, përgjatë javës temepraturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në -6 gradë Celsius.