Ballina

Polici i shqiptoi gjobë, i dyshuari e kërcënoi

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar një zyrtar policor.

Shkak i kërcënimit u bë një tiketë e trafikut që iu shqiptua fillimisht të dyshuarit.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Brigada 123” në Prizren më 03.01.2025.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të këtij të fundit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.