RRUFE

Emërohen shtatë anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Në seancën e Kuvendit të Kosovës janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Pro votuan deputetët 61 deputetë, të gjithë të pozitës të cilët votuan se janë të pranishëm. Ndërkaq, deputetët e opozitës nuk votuan, edhe pse një pjesë e tyre janë të pranishëm.

Anëtarë u emëruan: Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Esin Salla, Zanita Halimi, Arianit Buçinca dhe  Sllagjana Boshkoviq.

Mandati i tyre është tre vjeçar.